loading

Java e 30 e shtatzanise

0 0

Java e 30 e shtatzanise

Nena
Regjimi qe do te ndiqni do te vendose nese do te keni me pak ose me shume shqetesime. Nese tregoni kujdes dhe beni nje rregjim ditor te rregullt atehere do te pakesohen dhimbjet e mesit, qe ne kete periudhe fillojne te behen akoma me te medha. Zakonisht keto dhimbje shkaktohen per shkak se muskujt dhe ligamentet nuk jane mesuar me kete ndryshim te madh peshe ne trupin tuaj. Keshillohen ecjet ne ajer te paster dhe noti.
Bebi
Nese mendoni se uterusi eshte ne erresire, e keni gabim! Bebi ndodhet ne te njejtin ambient qe ndodheni ju, rrezet e drites arrijne te depertojne brenda uterusit. Ciklet e gjumit te bebit kane tendencen te jene te kunderta me tuajat, por kjo nuk do te thote se kur te vije ne jete do te kete shqetesime gjumi. Nderkohe kontraksionet Braxton Hicks sa vijne dhe behen me te shpeshta, por keto jane thjesht “kontraksione false” te cilat pergatisin uterusin tuaj per momentin e madh. Megjithate nese e shikoni qe jane me te shpeshta dhe me te forta se zakonisht, mos ngurroni ti drejtoheni mjekut. I vogli juaj tani peshon rreth 1,6 kg dhe eshte rreth 37,5 cm i gjate.
Binjaket
Deri tani bebet tuaja jane zhvilluar njesoj sikur te ishte nje i vetem, por tani e tutje pesha e tyre do te kete tendencen te jete me e vogel, per shkak se ushqimi ndahet ne dy pjese, po ashtu edhe hapesira brenda uterusit. Duhet me cdo kusht te ndiqet nje diete e shendetshme ushqimore, shoqeruar nga vitamina dhe minerale (gjithmone te rekomanduara nga mjeku), duke evituar me cdo kusht mbipeshen! Nese behet fjale per shtatezani trinjake apo me me shume bebe, kete jave ka shume mundesi te ndodhe procesi i lindjes, normalisht e parakohshme, prandaj duhet rregjim absolut!
Babai
Ndoshta per bashkeshorten tuaj tani ka nisur dilema e te ushqyerit te bebit. Gji apo formule? Jepni dhe ju mendimin tuaj dhe mbi te gjitha ofrojini mbeshtetjen tuaj per vendimin e saj.

Lexoni edhe: Java e 31 e shtatzanise

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Java e 22 e shtatzanise

Java e 22 e shtatzanise Nena Ende ndiheni mire dhe nuk keni filluar te ndiheni shume e fryre. Shume nga ju vazhdojne te kene jete seksuale aktive gjate ketij tremujori...

Java e 20 e shtatzanise

Java e 20 e shtatzanise Nena Urime keni arritur keshtu ne gjysmen e shtatzanise tuaj! Levizjet e bebit jane shume te qarta dhe te shpeshta, sidomos nese nuk eshte shtatzania...

Java e 16 e shtatzanise

Java e 16 e shtatzanise Nena Ka shume mundesi qe gjate kesaj jave te ndjeni levizjet e para te bebit! Nese jeni shume e dobet ose nese nuk eshte shtatzania...

Java e 24 e shtatzanise

Nena Fundi i uterusit tuaj ndodhet tek kerthiza. Tashme jeni ne gjendje te kuptoni ciklet e gjumit te bebes tuaj. Fundi po afron dhe ju jeni te shqetesuara nese do...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X