Java e 33 e shtatzanise

0 1

Java e 33 e shtatzanise

Nena
Hapesira sa vjen dhe behet me e vogel, prandaj do te keni levizje me te kufizuara te bebes. Tani do te jeni ne gjendje te dalloni gjymtyret e vecanta te bebit, per shembull: gjunjet dhe berrylat, ose te dalloni kur bebin tuaj e ze lemza. Gjoksi juaj sa vjen dhe behet me i fryre dhe shpesh ju del sasi e vogel lengu te verdhe, duke qene se ai tani po pergatitet te prodhoje qumesht. Pikerisht ky leng i verdhe dhe i trashe eshte kulloshtra e cila do te ushqeje bebin ditet e para te jetes. Ky leng eshte i pasur me minerale, proteina dhe me pak yndyre, por qe pas lindjes do te ndryshoje dite pas dite duke u zhnderruar ne qumeshtin e vertete. Jane hormonet ato qe nxitin prodhimin e qumeshtit por, nuk mjafton vetem kjo. Prodhimi i tij do te nxitet akoma me shume kur bebi te filloje te thithe. Kujdes me pjesen e thithave te gjoksit, pasi duke qene se jane mjaft te ndjeshme kane tendecen te cahen. Prandaj mundohuni sa here te vendosni bebin tuaj per te pire, ta fusni ate bashke me areolen (pjesen e zeze te gjoksit). Nese gjoksi juaj nuk ka thitha mire eshte qe gjate shtatzanise te keni masazhuar per t’i nxjerre ato, pasi ne te kundert bebi do te kete veshtiresi per te kapur gjoksin. Mire eshte te filloni te merrni informacione edhe per momentet pas lindjes, si ta perballoni sa me me qetesi jeten pas lindjes te bebit dhe momentet e veshtira qe ajo ka.
Bebi
Mushkerite jane zhvilluar pothuajse plotesisht. Mendohet se nese bebi lind pas kesaj jave, ka mundesi shume positive te jete ne gjendje te marre fryme vete pa ndihmen e aparaturave te jashtme. Pesha e tij tani eshte rreth 2,3 kg,ndersa lengu amniotik eshte pak a shume rreth 1 lt. Nese keni me shume ose me pak sasi te lengut amniotik, do te jete problem, prandaj vizitat mjekesore tani e ne vazhdim do te jene me te shpeshta. Nese keni nje bark shume te madh ose shume te vogel mos mendoni se ka te beje me peshen e bebit, kjo mund te jete nje nga treguesit e pare qe keni te beni me sasi me te medha ose me te vogla te lengut amniotik, krahasasuar me sasine normale.
Binjaket
Pjesa me e madhe e binjakeve peshojne rreth 2,4 kg dhe trinjaket rreth 1,8 kg. Nese bebi juaj peshon me shume se kaq, duhet te gezoheni pasi nuk ndodh shpesh.
Babai
Mund te filloni bashke me bashkeshorten tuaj te beni plane se kujt do ti thoni t’ju shoqeroje ne momentin e shumepritur. Nuk eshte mekat nese do te zgjidhni te jeni vetem ju ne momentin e lindjes. Nuk eshte mekat te duash pak privatesi ne nje moment aq delikat.

Lexoni edhe: Java e 34 e shtatzanise



  1. Pergrate

    […] e 33 e […]

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Java e 7 e shtatzanise

Java e 7 e shtatzanise Nena Fytyra juaj mund te acarohet dhe te mbushet me pucrra. Tani do te ishte mire te filloni kursin e lindjes, i cili do tj’u...

Java e 4 e shtatzanise

Java e 4 e shtatzanise Nena Trupi fillon te ndryshoje. Menstruacionet vonohen. Tashme nese do te beni nje test shtatzanie ka shume mundesi te rezultoje pozitiv! Ju filloni te ndiheni...

Java e 9 e shtatzanise

Nena Krahas te vjellave, lodhjes dhe shume shqetesimeve te tjera tani mund t’ju shtohet edhe gjakderdhja nga hundet ose mund t’ju ndodhe ti keni hundet e zena. Behuni praktike perdorni...

Java e 17 e shtatzanise

Java e 17 e shtatzanise Nena Uterusi ne kete jave ndodhet midis kerthizes dhe kockes pubike. Ne kete jave e ne vazhdim do te djersisni me shume, do te keni...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X