Java e 25 e shtatzanise
Nena
Ka shume mundesi qe ne kete faze te shtatzanise te jeni duke u ndier ende shume mire. Mund te filloni te mendoni per arredimin e dhomes te bebit, ose nese nuk e keni nje te tille te mendoni se ku do te fleje ai pasi te vije ne jete. Shume nga ju e mbajne te voglin e tyre afer shtratit qe te kene mundesi ta ushqejne me me lehtesi gjate nates ose qe te ndihen me te sigurta duke e pasur prane. Por, shume nga ju perdorin radion e bebit per te degjuar nese qan dhe e vendosin qe diten e pare ne dhomen e tij. Kjo siguron qe ju dhe bashkeshorti juaj te keni me shume intimitet pasi pretendohet qe femija te mesohet te fleje vete! Megjithate mos u ndikoni aspak nga te tjeret. Eshte zgjedhja juaj dhe do te veproni si te ndiheni me rehat. Behuni praktike, pasi mund te kete shume “nete te bardha” qe ju presin!
Bebi
Peshon rreth 660 grame dhe ka gjatesi 35 cm. Skeleti i trupit po vazhdon procesin e kockezimit, duke e forcuar ate.
Binjaket
Po filloni te ndiheni gjigande? Tashme nuk ju ben me asnje veshje? Evitoni dyqanet premama pasi ka shume gjasa qe nuk do te gjeni asgje per ju dhe kjo do t’ju beje te ndiheni keq. Shkoni ne nje dyqan qe mund te gjeni dicka me masa te “forta”, dhe mos harroni jeni ende e bukur! Jeni nje nene binjakesh!
Babai
Pse jo disa dite pushimi pas lindjes? Eshte e vertete qe ju nevojiten me shume para, por eshte gjithashtu e nevojshme prezenca juaj per bashkeshorten pas lindjes te bebit. Jepini asaj mbeshtetjen e duhur, fundja dhe ti meriton disa dite afer familjes tende te re!
Lexoni edhe: Java e 26 e shtatzanise
[…] Java e 25 e shtatzanise ← Si të shmang goditjet e dhimbshme të fëmijës në brinjë? Search for: […]