Java e 7 e shtatzanise
Nena
Fytyra juaj mund te acarohet dhe te mbushet me pucrra. Tani do te ishte mire te filloni kursin e lindjes, i cili do tj’u pergatise ju dhe partnerin tuaj me mire per kete udhetim qe keni nisur. Ky kurs do t’ju ndihmoje gjithashtu te organizoheni sa me mire pas ardhjes se bebes.
Bebi
Gjatesia e bebes gjate kesaj jave varion nga 9-11 mm. Do te shfaqen organet gjenitale (por nuk do te jete e mundur te dallohet gjinia) si dhe do te filloje te formohet kaviteti nazal. Tashme ka nisur zhvillimi i njepasnjeshem i te gjithe organeve te bebit. Nese do ti nenshtroheni nje ekoje vaginale, do te degjoni rrahjet e zemres te bebit. Nuk eshte aspak e demshme kjo eko, prandaj nese mjeku juaj ju kerkon ta beni, pranoni pasi ai thjesht do te shikoje me mire embrionin.
Binjaket
Dy zemra te vogla qe rrahin brenda jush! Cfare emocioni!
Babai
Ju tani po mendoni edhe per seksin. Mund te keni nje raport intim me nje grua shtatzane? Sa e cuditshme mund t’ju duket! Qetesohuni! Vazhdoni te keni nje marredhenie normale, pervec rasteve kur jua ndalon mjeku. Zakonisht ajo do te kete me pak deshire, por mos lejoni qe kjo te krijoje problem ne raportin tuaj! Mendoni se eshte dicka kalimtare dhe mundohuni te komunikoni sa me shume me njeri-tjetrin, duke i shprehur deshirat tuaja seksuale. Nese mendoni se marredhiet seksuale demtojne femijen, ne takimin e rradhes flisni me mjekun i cili do t’ju shpjegoje qe nuk keni arsye pse te mendoni kete.
Lexo edhe: Zhvillimi i bebit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu