Nena
Fundi i uterusit tuaj ndodhet tek kerthiza. Tashme jeni ne gjendje te kuptoni ciklet e gjumit te bebes tuaj. Fundi po afron dhe ju jeni te shqetesuara nese do te shkoje gjithcka si duhet. Ne me te shumten e rasteve shtatzanite shkojne mire, pa probleme, por nese vereni dicka qe nuk shkon mjeku do ta shikonte me anen e ekografise dhe do merrte masat e nevojshme, prandaj ju duhet te jeni e qete! Mos filloni te kerkoni probleme atje ku nuk ka! Shpesh mendoni me te keqen dhe jane pikerisht keto mendime qe mund t’ju cojne ne nje gjakderdhje te mundshme, dhimbje te pazakonta, humbje te lengut amniotik dhe marrje mendsh, pas te cilave do te detyroheni te shkoni me vrap per vizite! Prandaj largoni mendimet e keqija.
Bebi
Bebi tashme eshte formuar komplet dhe po pergatitet per jeten jashte barkut ne rast te nje lindje te parakohshme. Por jemi ende shume larg terminit dhe nje lindje nje kete jave eshte nje tragjedi qe duhet shmangur. Nuk ekziston mundesia qe mushkerite te jene ne gjendje te funskionojne, ne rast se bebi vjen ne jete. Pesha e tij eshte rreth 580 gram dhe gjatesia rreth 30 cm!
Binjaket
Ne keto shtatzani ka nje risk te madh per lindje te parakohshme, sidomos ne se jane 3 ose me shume! Krahas ekos abdominale eshte e rekomandueshme ekoja vaginale, me anen e se ciles mjeku do te beje matjen e qafes te mitres per te pare nese ekziston nje rrezik i tille ose jo.
Babai
Fotograf? Nuk eshte profesioni juaj? Po nese behet fjale per te fotografuar ate bark te mrekullueshem rrumbullak brenda te cilit ndodhet bebi i shumepritur? Sa shume merita do te merrni me vone, atehere kur keto fotografi te jene nje kujtim i bukur i ketij rrugetimi 9 mujor!
Lexoni edhe: Java e 25 e shtatzanise
[…] Java e 24 e shtatzanisehttps://www.pernenat.al/java-e-24-e-shtatzanise/ […]