Ekografia është një mënyrë që i mundëson nënës dhe babait të ardhshëm të mësojnë më shumë në lidhje me shëndetin e fëmijës si edhe ecurinë e shtatzanisë në përgjithësi. Shpesh ata mund të jetë të paduruar në lidhje me ditën e vizitës, duke shpresuar që ajo të vijë sa më parë, në mënyrë që ata të mësojnë më shumë rreth të voglit të tyre.
Kini parasysh se mjekët pohojnë se ekografitë e shpeshta sjellin dëm
- Shkaktojnë probleme në aspektin neurologjik
Sipas disa studimeve të Universitetit të Yalës, ekografitë shkaktojnë dëm në sistemin nervor duke qënë se shkaktojnë tek nëna ankth dhe frikë edhe pse vizita mund të zgjasë vetëm pak minuta.
- Shpenzim i kotë parash
Gjatë shtatzanisë janë të mjaftueshme 3 ekografi, nëse ajo nuk paraqet ndonjë rrezik, në të kundërt duhet të ndiqni udhëzimet e mjekut. Pra të kryeni tepër ekografi nëse gjendja juaj nuk jua kërkon është e kotë, shpenzim i kotë parash, të cilat tashmë e në vazhdim do t’ju nevojiten më shumë se kurrë.
- Shkaktojnë tension të lartë si edhe ankth
Dëshira për të parë fëmijën, ankthi për të marrë vesh gjendjen e tij, këto si edhe shumë dyshime të tjera në lidhje me shëndetin e tij do të shkaktojnë një irritim dhe nervozizëm shumë të madh tek nëna, e cila mund të shkaktojnë një stres shumë të dëmshëm për të dhe fëmijën. Tek ajo do të rriten rrahjet e zemrës si edhe presioni i gjakut. Mbani mend se qetësia është shumë e rëndësishme për shtatzaninë.
- Sheqernat e tepërt
Shpesh nënës mund t’i kërkohet të konsumojë një copë cokollatë, një kafe etj, për të “zgjuar” lëvizjet e fëmijës, sidomos gjatë ekografisë morfologjike. Edhe pse mund të japë efektet e duhura sheqeri në trupin e nënës do të rritet më tepër.
- Dhimbje gjatë ekografisë vaginale
Gjatë javëve të para nëna mund të kryejë një ekografi vaginale e cila mund të shkaktojë dhimbje tek ajo, dhe në disa raste edhe shenja gjaku, të cilat gjithsesi nuk janë shqetësuese. Ndërsa nëna ndien dhimbje, fëmija nuk pëson asnjë dëm.
Lexoni edhe: Llojet e ekografive qe mund te kryeni gjate shtatzanise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu