Java e 21 e shtatzanise
Nena
Nese ende nuk e keni zbuluar gjinine e bebit, me siguri, tani jeni duke degjuar hamendesimet e njerezve qe ju rrethojne. ”E ke barkun me maje me siguri eshte djale, te eshte prishur lekura me siguri e ke vajze, kalendari kinez tregon per djale, na trego cfare ha te te themi cfare pret etj etj. ”Te gjitha keto nuk tregojne asgje! E vetmja menyre per te zbuluar gjinine eshte me ane te vizites mjekesore. Apo deshironi te jete surprize? Gjithsesi mos mendoni se eshte vetem ne doren tuaj. Bebi mund te kete deshire t’ju ktheje shpinen ne momentin e vizites.
Bebi
Brenda uterusit bebi ka ende hapesire te mjaftueshme te levize lirisht. Zakonisht ne fund te ketij tremujori ai do te pozicionohet me koke poshte, por mund te ndodhe qe bebi te shkoje deri ne momentin e lindjes ne pozicionin podalik. Pesha e tij tani eshte rreth 360 grame dhe gjatesia 26 cm.
Binjaket
Keni dhimbje te forta mesi? Beni kujdes me menyren si qendroni apo ngrini gjerat pasi gjithcka sa vjen dhe behet me e veshtire per ju. Keshillohet te shkoni ndonjehere ne pishine e cila do t’ju ndihmoje te relaksoni shtylllen kurrizore fale mungeses te forces te gravitetit ne uje.
Babai
Kete tremujor keni degjuar me pak ankesa nga shtatezana. Edhe per te ky eshte tremujori qe eshte ndier me mire. Shqetesimet e tremujorit te pare per shume nga ju jane thjesht nje kujtim dhe shqetesimet e tremujorit te fundit duan akoma dhe disa jave te shfaqen, prandaj mund te perfitoni nga kjo dhe te beni disa dite pushimi, nje weekend jashte ose thjesht te kaloni me shume kohe me njeri-tjetrin.
Lexoni edhe: Java e 22 e shtatzanise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu