Java e 34 e shtatzanise
Nena
Pagjumesia, veshtiresia ne frymemarrje dhe lodhja do t’ju shoqerojne gjate javeve ne vazhdim, pasi trupi sa vjen dhe rendohet me shume. Jeni shume afer terminit, per gati nje muaj do te keni ne duar beben tuaj qe aq shume e keni pritur. Kontraksionet ju duken normale, tashme jeni mesuar me to dhe ndonjehere edhe mund te mos i ndjeni. Kini kujdes me peshen dhe nese mundeni frekuentoni sa me shume pishinat pasi jane aktivitet shume i dobishem ne kete periudhe te shtatzanise. Ndoshta tashme keni filluar te perdorni krem mbrojtes kunder zmaliaturave (carjet e lekures), por nese ju shtoni peshe ne menyre te pakontrolluar do te jete e kote.
Bebi
Bebi sa vjen dhe rritet me shume duke u pergatitur keshtu per jeten jashte. Mushkerite sa vjen dhe permiresojne funksionin e tyre. Qumeshti vazhdon te prodhohet dhe bebi urinon ne menyre te vazhdueshme. Floket jane beret te dukshme dhe struktura kockore e kokes eshte elastike. Forma e kokes eshte me e gjate krahasuar me formen qe do te kete ne lindje. Pesha e tij shkon rreth 2 kg 100 gr dhe gjatesia rreth 43.9 cm.
Binjaket
Nese ende nuk i keni lindur bebet tuaja mire eshte te mendoni per nje lindje me prerje cezariane, pasi lindja normale nuk eshte e favorshme. Kete diskutoheni dhe vendoseni bashke me mjekun tuaj. Ai e di me mire cila eshte menyra e duhur.
Babai
Bashkeshortja juaj sa vjen edhe ndihet me e fryre, sa vjen dhe behet me e ndjeshme. Beheni te ndihet ende e bukur, pavaresisht peshes. I thoni se do te jete nje nene e mrekullueshme. Ajo ka nevoje per ty me shume se per kedo tjeter.
Lexoni edhe: Java e 35 e shtatzanise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu