Zmaliaturat gjate shtatezanise, a eshte e mundur t’i parandalojme apo kurojme?

0 0

Një nga gjërat që i frikëson gratë gjatë shtatëzanisë është shfaqja e shenjave në lëkurë, shfaqja e të ashtuquajturave zmaliatura, të cilat mund të shfaqen në bark, kofshë, gjoks etj. Zmaliaturat janë disa vija të vogla që shfaqen në lëkurë, kryesisht në bark dhe gjatë javëve të fundit të shtatëzanisë, kjo pasi gjatë këtyre javëve barku rritet ndjeshëm. Tek disa gra shfaqen vetëm tej hijet, kofshët dhe gjoksi.
Përse shfaqen?
Kryesisht shkaktohen nga këputja e fibrave elastike të dermës. Fillimisht ato shfaqen në ngjyrë të kuqe ose rozë dhe më pas fillojnë të bëhen më pak te dukshme, gjë e cila varet edhe nga ngjyra e lëkurës.
Mund ta parashikojmë shfaqjen e tyre?
Është shumë e vështirë të parashikohet nëse do të shfaqen apo jo zmaliaturat. Sipas disa studimeve të bëra është nxjerrë përfundimi se shfaqja e tyre është dicka gjenetike, pra nëse nëna apo motra e gruas ka zmaliatura në trup, atëherë probabiliteti që të shfaqen edhe tek ajo është më i lartë. Megjithatë çdo gjë varet nga lëkura, pra nga cilaësia dhe aftësia e saj për t’u hapur.
Mendohet se edhe një rritje shumë e madhe në peshë mund të ndikojë në shfaqjen e tyre, mbi të gjitha nëse kjo do të ndodhë në mënyrë të menjëhershme. Një tjetër faktor që do të ndikojnë në shfaqjen e zmaliaturave është edhe shtatëzania me binjakë, në të cilën probabiliteti është më i lartë. Gjithashtu mund të ndikojë në shfaqjen e tyre edhe pesha e madhe e fëmijës, sasia e madhe e lëngut amniotik, pra sa më i madh të jetë barku aq më shumë do të hapet lëkura dhe aq më shumë do të rritet rreziku i shfaqjes së zmaliaturave.
Mund të bëjmë diçka për të parandaluar shfaqjen e tyre?
Fatkeqësisht nuk mund të evitojmë shfaqjen e tyre, megjithatë mund të themi se një fillim i mirë do të konsiderohej rritja graduale në peshë, pra jo në mënyrë të menjëhershme, pirja e sasive të mëdha të ujit si edhe favorizimi i hidratimit të lëkurës. Nuk ekziston asnjë studim shkencor që vërteton se përdorimi i kremrave, vajrave dhe përbërësve të tjerë parandalon shfaqjen e tyre. Mund të themi se njihen shumë raste të grave shtatëzana që kanë përdorur kremra cilësorë dhe të kushtueshëm të prodhuar nga firma të njohura në botën e kozmetikës por që gjithsesi nuk kanë mundur të parandalojnë shfaqjen e tyre, dhe anasjelltas. Disa gra shprehen se kanë pasur efekt me përdorimin e vajit të bajames, i cili gjithsesi është një produkt natyral, pra pa konservantë, përdorimi i të cilit nuk ka efekte negative për shtatëzaninë. E njëjta gjë edhe me gjalpin e kakaos. Gjithsesi nëse mendoni se do t’ju ndihmonte përdorimi i një kremi duhet t’ju këshillojmë të siguroheni më parë që është i sigurt për ecurinë e mirë të shtatëzanisë.
Largohen me kalimin e kohës?
Në përgjithësi ato fillojnë të bëhen më pak të dukshme pas rreth një viti nga lindja e fëmijës, edhe pse gjithsesi struktura e tyre mbetet e dukshme, pra nuk ndryshon. Megjithatë nëse nuk i duroni dot dhe keni mundësi, mund të flisni me një mjek dermatology, i cili mund t’ju udhëzojë për një zgjidhje tjetër.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X