Java e 28 e shtatzanise
Nena
Ne viziten e radhes ka shume mundesi te bisedoni me mjekun rreth lindjes. Nese gjate ketyre javeve keni ndjekur kursin e lindjes per ju nuk eshte dicka e panjohur, tashme dini gjithcka rreth frymemarrjes te duhur dhe procesit ne pergjithesi. Nese jo, mjeku do t’ju shpjegoje gjithcka te nevojshme. Ka shume mundesi qe nga gjoksi t’ju dale nje leng i trashe i verdhe (kulloshtra) e cila eshte mjaft e pasur me imunoglobulina te tipit A, dhe sekretohet nga gjendrat e qumeshtit, me ane te se ciles bebi do te marre antitrupat e nevojshem per ta mbrojtur gjate muajve te pare te jetes. Mos u shqetesoni nese nuk shikoni te dale kulloshtra nga gjoksi juaj, kjo nuk do te thote se nuk do te mund te ushqeni bebin me gji.
Bebi
Po formohen qerpiket dhe po fillon te depozitohet shtresa dhjamore poshte lekures. Nese jeni duke pritur djale me siguri tani testikujt jane duke zbritur. Bebi peshon rreth 1000 gram dhe eshte i gjate rreth 38 cm. Nese ne kete periudhe do te keni lindje te parakohshme, fale teknologjise te sotme dhe aparaturave moderne ka shume mundesi mbijetese per bebin.
Binjaket
Mjeku ne kete faze te shtatzanise ka shume mundesi t’ju kete rekomanduar te terhiqeni nga puna, edhe pse mund te keni nje pune pak te lodhshme, per shembull: ne zyre ku qendrimi ne kembe eshte minimal. Stresi i punes eshte dicka qe duhet eleminuar.
Babai
…Gjume i qete, endrra te bukura, kur…zgjohu te lutem dua patate te skuqura, dua pice.. ah keto nepset.. edhe pse mundoheni t’i ofroni dicka tjeter thelle thelle e dini qe sdo t’ja dilni. Perpiquni ta bindni se te haje ne kete ore nuk eshte e shendetshme, se ushqimi i tepert do ta beje te shtoje shume peshe.. e nese dhe kjo nuk e bind vishni shapkat, merrni celesat dhe nisuni!
Lexoni edhe: Java e 29 e shtatzanise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu