Java e 13 e shtatzanise
Nena
Ndryshimet hormonale fillojne te behen te dukshme, duke ndryshuar pamjen e lekures tuaj si dhe tani mund t’ju shfaqet ajo qe quhet linea nigra ne bark. Pjesa e erret e gjoksit tani eshte erresuar dhe zmadhuar akoma me shume. Uterusi ka madhesine e nje mangoje.
Bebi
Bebi juaj peshon rreth 23 grame dhe eshte i gjate 8 cm, gjithashtu dhe placenta. Zorret po shkojne ne vendin e tyre dhe po formohen qimet perthithese. Fillon levizja peristaltike e zorreve, duke i bere gati per procesin e tretjes jashte barkut. Pankreasi ka filluar te sekretoje insulinen! Kujdes me sheqernat! Nese e teproni do vendosni ne veshtiresi organizmin e bebit tuaj akoma pa dale ne jete. Duhet te beni kujdes akoma me te madh nese ne familje keni nje person qe vuan nga diabeti.
Binjaket
Netet tuaja pa gjume sa vine edhe shtohen. Gjeni dicka per te bere gjate diteve dhe neteve te pagjumesise. Nje bisede e mire me dike qe eshte ne te njejten situate me ju mund t’ju beje te ndiheni me mire.
Babai
Gezohuni! Tremujori i pare mbaroi!Muajt ne vazhdim do te jene me te qete per nenen, e cila ka filluar te ndihet me mire, hormonet jane stabilizuar dhe ajo nuk eshte ende aq e fryre sa te ndihet ne siklet! Zakonisht ky eshte momenti qe shume cifte preferojne ta ndajne lajmin e mire me miqte dhe te afermit e tyre, pasi ndihen me te sigurt. Nese nuk e keni bere ende njoftimin, eshte momenti i duhur ta beni! Pse jo dhe disa ore ne shoqeri te miqve tuaj ne nje bar ose ne nje ndeshje futbolli?
Lexoni edhe: Java e 14 e shtatzanise
pershendetje nena jam ne javen e 13 dhe kam nganjehere dhimbje te barkut po ashtu edhe sekrecione te bardha po me pamundsi me u mjeku per shkak te virusit nuk di a eshte rrezik app jo
ju faleminderit
[…] Java e 13 e shtatzanise. Klikoni ketu per te lexuar materialin e plote me te gjitha informacionet qe… […]
Mirdita mfalni qe po ju shqetsoj jam ne javen e 13 jam 39 vjece dhe mjekja mka rekomandu me bo testin nifty po ajo mtha edhe cmimin e testit nifty ishte 550ero esht shum ilart un skam mundsi me bo po ju lutem ekam patjeter apo jo aska naj variat tjeter ju lutem me keshilloni esht patjeter per nenat mbi 35 vjec