Java e 11 e shtatzanise
Nena
Shtimi i vazhdueshem i peshes eshte nje shqetesim per cdo nene ne pritje te femijes te saj dhe jo vetem. Edhe mjeku juaj deshiron qe ju te keni nje peshe brenda normes per te pasur nje lindje me sa me pak probleme. Normalja eshte qe gjate tremujorit te pare te shtoni 500-1000 grame ne muaj. Por ekziston mundesia qe te mos ndryshoni peshe ose te humbni per shkak te vjellave te shumta qe mund te keni. Duhet te beni kujdes me dieten tuaj e cila duhet te permbaje fruta, perime dhe proteina. Por nuk duhet ta teproni me frutat pasi permbajne sheqer. Proteinat pervec me ane te mishit te kuq mund ti merrni edhe nepermjet peshkut dhe mishit te bardhe.
Bebi
Koka e bebit ne kete periudhe eshte me e madhe se trupi. Ajo eshte gati sa gjysma e tij. Fillon te zhvillohet irisi i syrit dhe shfaqen thonjte. Bebi juaj peshon rreth 8 gram dhe ka gjatësi 5 cm.
Binjaket
Edhe pse mund te mos jete shtatzania juaj e pare, te sillni ne jete binjake eshte dicka krejt ndryshe. Keshilla jone eshte qe te komunikoni dhe te kerkoni keshilla rreth shtatezanise dhe menyres te menaxhmit te bebeve pas lindjes, duke komunikuar me nenat te cilat e kane kaluar nje eksperience te tille, por kete ndihme mund ta merrni edhe online.
Babai
Te jeni te pranishem ne vizitat gjinekologjike eshte nje pjese shume e rendesishme. Sigurohuni te mos mungoni ne asnje takim.
Lexoni edhe: Java e 12 e shtatzanise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu