Kulloshtra, perfitimet me te mira nga qumeshti i pare

0 0

Kulloshtra është qumështi i parë që prodhohet nga gjëndrat e qumështit dhe fillon të prodhohet që në shtatzani. Falë përbërjes që ka luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e të porsalindurit, pasi e furnizon me të gjithë elementët që ka nevojë, e ushqen dhe e mbron duke forcuar sistemin imunitar.

Kulloshtra përbëhet kryesisht nga:

  • Uji;
  • Leukocidet që shkatërrojnë bakteriet dhe virusët;
  • Proteinat dhe agjentët imunologjikë;
  • Yndyrna dhe karbohidrate.

Përse është ndryshe nga qumështi që vjen më pas?

Sepse kulloshtra përmban një sasi më të madhe proteinash, kriperash minerale, yndyrnash dhe karbohidratesh. Prodhohet në sasi të vogla dhe i përshtatet stomakut të vogël të bebes në ditët e para.

Përse flitet kaq shumë për kulloshtrën?

Sepse përfitimet nuk përfundojmë në kufijtë e asaj që thamë më lart. Ajo ka një sasi të madhe proteinash dhe vitamine, por ka edhe një efekt qetësues në zorrët e bebes duke e ndihmuar atë të nxjerrë feçet e para si edhe sasinë e bilirubinës, kështu ulet rreziku i shfaqjes së verdhëzës.

Përmban edhe shumë proteina dhe enzima me veti anti-mikrobike si edhe baktericide:

  • Laktoferina, e cila është një proteinë anti-virale, anti-bakteriale dhe anti-inflamatore dhe që e bën qumështin më të tretshëm;
  • Lizozima, një super agjent baktericid;
  • Laktoperosidaza, një enzimë e fuqishme antioksidante dhe anti-mikrobike.

Kulloshtra përmban gjithashtu edhe faktorë të rëndësishëm që stimulojnë rritjen.

Lexoni dhe: Kujtimet e nje nene, cfare dashuroj nga gjidhenia!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X