Kontraksionet Braxton Hicks janë kontraksione muskulare fiziologjike që mund të shfaqen tek gruaja duke filluar që nga trimestri i dytë. Ndonjëherë janë shumë të lehta dhe mezor kuptohen nga gruaja, për t’u bërë më të ndjeshme dhe më frekuente me afrimin e datës së lindjes. Shpesh ngatërrohen me kontraksionet e vërteta.
Cilat janë simptomat?
Këto kontraksione nuk janë të dhimbshme dhe gruaja mund të ndiejë “dhimbje” lombare ose forcim të barkut. Ato janë të çrregullta edhe pse gjatë muajve të fundit frekuenca do të rritet. Deri në momentin që nuk shoqërohen me dhimbje të forta abdominale dhe gjakderdhje, nuk janë të rrezikshme.
Kur fillojnë kontraksionet në shtatzani dhe përse?
Mund të fillojnë nga java e 27 e shtatzanisë, dhe në disa raste edhe në muajin e 7. Këto kontraksione e përgatisinin uterusin për lindje, për t’u holluar dhe tkurrur në mënyrën e duhur në atë moment.
Si manifestohen?
Këto kontraktime mund të zgjasin 30-60 sekonda dhe kryesisht shfaqen pas një sforcimi që gruaja ka bërë, në rast dehidratimi, kur mbahet urina ose pas një spostimi të fetusit.
Trajtimi
Në rast se këto kontraksione ju japin bezdi mund të pini shumë ujë, të qetësoheni si edhe të bëni frymëmarrje të thella.
Lexoni edhe: Ja cfare i shkakton kontraksionet e lindjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu