Studimi: Njerëzit premature kanë më pak gjasa që të gjejnë dashurinë e jetës

Njerëzit që kanë lindur parakohe mund të jenë të pafat në dashuri, thotë një studim.




0 0

Studimi i më shumë se katër milionë njerëzve zbuloi se ata që ishin lindur para se të mbusheshin 37 javë të shtatzënisë, kishin thuajse një të tretën e mundësive më pak për të krijuar ndonjëherë marrëdhënie romantike.

Ata gjithashtu kishin 2.3 herë më shumë gjasa të ishin përjetësisht të virgjër, thotë hulumtimi.

Fëmijët e lindur parakohe janë më të turpshëm, socialisht të vështirë dhe më pak të prirur për të ndërmarrë rreziqe.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Warwick dhe udhëhiqej nga Dr. Marina Goulart de Mendonça, nga departamenti i psikologjisë në Mbretërinë e Bashkuar,

“Zbulimi se të rriturit që kanë lindur para kohe janë më pak të prirur të kenë një partner, të bëjnë seks dhe të bëhen prindër, nuk shpjegohet me shkallën më të lartë të aftësisë së kufizuar”, tha Dr Goulart de Mendonça.

“Më herët, fëmijët e lindur para kohe janë parë që kanë ndërveprime të dobëta sociale në fëmijëri. Kjo e bën më të vështirë për ta të përshtaten me tranzicionet shoqërore, siç është edhe gjetja e një partneri, i cili nga ana e tij është provuar se rrit mirëqenien”.

Marrëdhëniet kanë treguar se rrisin shëndetin tonë, lumturinë dhe cilësinë e jetës, shkruajnë hulumtuesit në revistën JAMA Network Open.

Studimet kishin nxjerrë rezultate kontradiktore nëse lindja e parakohshme ndikon në jetën e mëvonshme dashurore të një fëmije.

Për ta kuptuar më mirë këtë, studiuesit analizuan 21 studime, me një total prej 4.4 milion pjesëmarrësish, në lidhje me këtë temë.

Rezultatet zbuluan se të rriturit të cilët kishin lindur para kohe kishin 28 për qind më pak gjasa që ndonjëherë të formonin një marrëdhënie romantike sesa ata që u lindën në kohën e duhur.

Ata gjithashtu ishin 2.3 herë më pak të prirur të ishin seksualisht aktive dhe kishin 22 për qind më pak gjasa që një ditë të bëheshim prindër.

Studiuesit besojnë se kjo mund të jetë për shkak të vështirësive njohëse që zhvillohen si pasojë e kalimit të një kohe më të shkurtër në mitër.

Duhet theksuar se prindërit të cilët përpiqen të rrisin një fëmijë dhe kujdesen më shumë kur ai lindet parakohe, mund të ndikojnë në aftësitë sociale të fëmijës.

Studiuesit po bëjnë thirrje për prindërit dhe shkollat që të inkurajojnë fëmijët e lindur prematurë që të shoqërohen në moshë më të re.

Autori i studimit Profesor Dieter Wolke, i Departamentit të Psikologjisë, tha: “Ata që kujdesen për fëmijët e parakohshëm duhet të jenë më të vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm të zhvillimit shoqëror dhe integrimin social për fëmijët prematurë.

Lexo edhe: Peshonte sa një kokërr molle, mbijeton foshnja më e vogël e lindur prematurë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X