Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa e gjejnë veten shtatzënë papritur. Në të gjitha rastet lind pyetja: “çfarë rreziqesh ka të kesh një fëmijë në moshën 40-vjeçare”? Sigurisht që ka edhe anët pozitive, por gruaja duhet të përballet me një ndryshim të sistemit riprodhues.
Vështirësitë e mundshme
Të bëhesh nënë natyrshëm në moshën 40-vjeçare nuk është aq e rrallë, edhe nëse pas të 35-ave lindshmëria natyrore bie. Në fakt, nëse në moshën 25 vjeçare ka 28% mundësi që ovulacioni të çojë në shtatzëni, përqindja bie në rreth 10% në moshën 40 vjeç. Gruaja ka një numër ovocitesh të përcaktuara gjenetikisht, të cilat pakësohen me kalimin e viteve. Përveç kësaj, mitra, vezoret dhe endometriumi i nënshtrohen një procesi natyror plakjeje.
Fekondimi i asistuar ose natyral
Edhe nëse për t’u bërë nënë mbështeteni në rrugën e riprodhimit të ndihmuar nga mjekësia, ka më pak shanse për sukses. Shtatzënia, e marrë si me fekondim të asistuar ashtu edhe në mënyrë natyrale, mund të ketë më shumë vështirësi, ka më shumë rreziqe për ndërprerje spontane dhe lindje të parakohshme.
Sëmundjet më të shpeshta
Më të shpeshta janë edhe sëmundjet e grave që lidhen me shtatzëninë, si gestoza, diabeti gestational, hipertensioni arterial dhe problemet e tiroides. Fetusi është në një rrezik më të lartë për të pasur një sëmundje kromozomale, për shembull sindromën Doën. Së fundi, shtatzënitë në moshën 40-vjeçare më së shpeshti përfundojnë me prerje cezariane.
Shumë anë pozitive
Nga ana tjetër, duhet thënë se sot të kesh një fëmijë në moshën 40-vjeçare do të thotë gjithashtu të kesh mundësi të llogarisësh në një sërë kushtesh pozitive, të cilat kontribuojnë në një marrëdhënie të qetë nënë-fëmijë.
Të bëhesh nënë në një moshë që nuk është më shumë e re, veçanërisht nëse është fëmija i parë, do të thotë se fëmija është dëshiruar fort, se gruaja është psikologjikisht e gatshme për të përballuar aventurën e rritjes me qetësi dhe më pak ankth sesa një nënë më e vogël. Në moshën 40-vjeçare, një grua tashmë ka një rrugë të mirëpërcaktuar karriere dhe po mbështet në një stabilitet më të mirë ekonomik. Kjo siguri e bën atë më paqësore dhe e ndihmon të përqendrohet në rritjen e fëmijës së saj në mënyrë të ekuilibruar, me më shumë kohë për t’i kushtuar atij. Dhe duket se depresioni pas lindjes është gjithashtu më pak i zakonshëm tek 40-vjeçaret.
Në moshën 40-vjeçare, shanset për t’u bërë nënë rriten nëse ndiqni një mënyrë jetese të shëndetshme, me ushqimin e duhur dhe e filloni shtatzëninë në formë të mirë fizike.
Lexo edhe: Nënë pas moshës 50 vjeçare, a është e rrezikshme?
You’re brilliant
I appreciate the emphasis on practical applications,
My brother suggested I might like this website. He was totally right. This post actually made my day. You cann’t imagine just how much time I had spent for this information! Thanks!
I simply could not go away your web site prior to suggesting that I really enjoyed the standard info a person supply on your guests? Is going to be back incessantly to investigate cross-check new posts.