Terapia e re që zhvillon trurin e fëmijëve prematurë

0 0

 

Imazhe të reja mjekësore zbulojnë se rrjetet nervore të foshnjave të parakohshme zhvillohen shumë më mirë kur foshnjat dëgjojnë muzikë të projektuar posaçërisht për ta.

Falë përparimeve të mrekullueshme mjekësore, foshnjat e parakohshme kanë një shans më të mirë për mbijetesë. Por edhe me këtë teknologji të përparuar, ata janë ende në rrezik të çrregullimeve neuropsikologjike. Meqë deficitet nervore të foshnjave të parakohshme janë kryesisht për shkak të stimujve të papritur dhe stresues dhe mungesës së stimujve të përshtatur për gjendjen e tyre, hulumtuesit e Gjenevës donin të shtonin stimuj të këndshëm dhe të strukturuar në mjediset e tyre.

“Dëshirojmë ta strukturojmë ditën me stimuj të këndshëm në kohë të përshtatshme: një muzikë për të shoqëruar zgjimin e tyre, një muzikë për të shoqëruar fjetjen e tyre dhe një muzikë për të bashkëvepruar gjatë fazave të zgjimit”, shpjegon Lara Lordier. “Instrumenti që gjeneroi më shumë reagime ishte flauti i gjarpërinjve indianë. Fëmijët shumë të shqetësuar qetësoheshin pothuajse në çast, vëmendja e tyre u tërhoq nga muzika! ”

Pa muzikë, foshnjat e parakohshme në përgjithësi kishin lidhje më të dobët funksionale mes zonave të trurit sesa foshnjat që lindnin në afat të plotë, gjë që konfirmoi efektin negativ të lindjes së parakohshme. Kur foshnjat janë në inkubator, ata janë të zhytur plotësisht nga stimujt, siç janë hapja dhe mbyllja e dyerve dhe alarmet. Foshnjat me kohë të plotë kanë më shumë kohë për t’u përshtatur me ritmin dhe tingujt rreth tyre, prandaj foshnjat e parakohshme nuk janë në gjendje të zhvillojnë lidhjen midis tingujve të ndryshëm, aq lehtë. Por rrjetet nervore të fëmijëve që dëgjuan muzikë ishin përmirësuar ndjeshëm.

Lexo edhe: Femijet premature rrezikojne te ngelen pa motra e vellezer

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X