Fëmijët prematurë rrezikojnë të ngelen pa motra e vëllezër

0 0

A ke fëmijë?

Kur do i bësh fëmijët?

Sa vjeç i ke fëmijët?

Pyetjet tona për fëmijët e njerëzve të tjerë shpesh i bëjmë në shumës. Themi “fëmijët dhe jo “fëmija”. Ndonjëherë harrojmë se ka prindër që nuk kanë mundësi ose nuk dëshirojnë të kenë një fëmijë të dytë dhe fëmija që shikoni me ta është i pari dhe i vetmi. Për këtë arsye duhet të rimendojmë mirë mënyrën sesi flasim dhe sesi i drejtohemi të tjerëve, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.

Sipas një studimi të kryer në në Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies (THL) të Finlandës, nëse një fëmijë do të jetë i pari dhe i vetmi varet edhe nëse ata kanë lindur para kohe dhe sa traumatike ka qenë lindja për prindërit e tyre.

Hulumtuesit identifikuan 230.308 foshnje të lindura në Finlandë, në mes të janarit 1987 dhe shtatorit 1990, dhe intervistuan prindërit e këtyre të miturve.

Studimi zbuloi se prindërit e foshnjave të lindur para kohe kishin më pak të ngjarë të kishin fëmijë të tjerë sesa prindërit e fëmijëve që lindën në kohë. “Sa më prematurë të jetë një fëmijë, aq më i madh është probabiliteti që ai të jetë fëmija i fundit në familje”.

Hulumtuesit nuk kanë përcaktuar një shkak për këtë normë të ulët të lindjeve në mesin e prindërve të foshnjave të parakohshme, por spekulojnë se shkalla e ulur “mund të pasqyrojë krizën që një lindje e parakohshme mund të shkaktojë për prindërit dhe ndikimin e saj të gjerë. Lindja e një fëmije të parakohshëm shpesh është një surprizë dhe mund t’i vendosë prindërit në një situatë ku shpresat dhe burimet e tyre nuk i përmbushin pritshmëritë e tyre për prindërimin ose sfidat gjatë fëmijërisë së hershme “.

Në një postim në blogun e Akademisë Amerikane të Pediatrisë, kryeredaktori Lewis First thekson se çështja do të kërkojë studim të mëtejshëm përpara se kërkuesit të mund të nxjerrin një lidhje shkakësore midis lindjes së parakohshme dhe shkallës së lindjes së mëvonshme.

Lexo edhe: Foshnjat premature jave pas jave






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X