Mesazh për nënat që të gjejnë kohë për vete

0 0

Sarah Stage është një blogere, nënë e dy fëmijëve e cila përmes rrjeteve sociale përcjell mesazhe të forta për të gjitha nënat që e ndjekin. Këtë herë ajo ka folur për një temë shumë të rëndësishme, që është koha e nënave të reja pa fëmijët, por duke u argëtuar me mikeshat apo me partnerin.

“Jeta si prind.

Pasi kam bërë dush, pasi kam bërë disa postime në Instagram, pasi kam përkëdhelur gjithë ditën fëmijët e mi, tani është koha për veten time. Më nevojitet një kafe ekspres për të marrë energji e për tu bërë gati për të dalë sonte në mbrëmje.

Në këtë moment, gjërat janë lehtësuar për ne që kur ndalova së ushqyeri me gji djalin e vogël, dhe tani ai mund të pijë me biberon gjatë natës dhe fle i qetë.

Dadoja jonë e mrekullueshme dhe gjyshërit na ndihmojnë shumë gjithashtu. Është një gjendje e çmueshme qetësie mendore të dish se fëmijët janë nën kujdesin e duhur në shtëpi.

Me djalin e parë ishte më e vështirë. Ai kërkonte të pinte çdo 2-3 orë dhe nuk pranonte biberon. Dhe kur djali i dytë ishte më i vogël ishte e pamundur të dilja, sepse duhej të merrja pompë për të shtrydhur gjirin me vete dhe isha gjithmonë e shqetësuar si do të shkonin gjërat, derisa ai filloi të pranonte biberonin, pasi jo gjithmonë ndodhte kjo.

Kurrë nuk e shijoja asnjë vend ku isha dhe nuk isha kurrë prezente aty sepse mendja ime ishte në shtëpi tek djemtë, dhe do të vrapoja tek ta në çdo moment nëse nevojitej.

Megjithatë, për të gjithë ju prindër që lodheni shumë me fëmijët tuaj, pak pushim është i nevojshëm, ju keni nevojë për kohë cilësore të rriturish, jo vetëm për kohën me fëmijët”.

Lexo edhe: Nena, pranojeni ndihmen pa ndjere ne faj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X