Mbaj mend që disa javë me parë u zgjova me migrenë të tmerrshme dhe mastit. Im shoq kishte një takim shumë të rëndësishëm pune në të cilin nuk mund të mungonte, motra ime kishte gjithashtu punë, ndërsa motra tjetër edhe pse na ndihmoi, ishte shumë e zënë me tre fëmijët e saj, prandaj nuk mund të qëndronte gjithë ditën me ne. Kështu që im shoq telefonoi prindërit e tij në orën 6 të mëngjesit që të vinin tek ne e të më ndihmonin me fëmijët. Ata jetojnë 3 orë larg nesh dhe mbërritën në shtëpinë tonë në orën 9:45.
E pabesueshme apo jo?
Ata jo vetëm që u kujdesën për fëmijët tanë, që do të ishte mëse e mjaftueshme për mua, por gjithashtu pastruan shtëpinë, bënë shumë punë dhe gatuan. Unë munda të pushoja gjithë ditën dhe u ndjeva shumë më mirë se në mengjes kur u zgjova.
Shumë e pabesueshme apo jo?
Një ditë më parë i kisha kërkuar motrës të më shoqëronte në spital për të parë nëse dhimbja e gjirit tim po shkaktohej vërtet nga mastiti. Ditën që erdhën prindërit e bashkëshortit i kërkova motrës tjetër të çonte vajzën time në shkollë meqë unë isha sëmurë. Ndërsa nëna ime që gjendej larg, po lutej për shëndetin tim që të shërohesha sa më shpejt. Më dhimbte aq shumë edhe koka edhe gjinjtë saqë nuk kisha asnjë mundësi tjetër përveçse të kërkoja ndihmë nga njërëzit e mi të afërt.
Por kur im shoq telefonoi prindërit e tij për t’ju thënë të vinin tek ne, menjëherë i thashë: Vërtet do të doja të mos e kishe bërë këtë. Nuk dua t’i ndërpres nga angazhimet e tyre.
Por kam arritur të kuptoj se ata vetë dëshirojnë të na ndihmojnë. Ata nuk duan të na shikojnë të zhytur, duke vuajtur. Ata duan të bëjnë gjithçka munden për të na ardhur në ndihmë. Ata nuk duan të na shikojnë duke mbijetuar me vështirësi. Sepse kur dikush të do dhe interesohet për ty, ata investojnë për ty, për mirëqenien tënde, për të ardhmen tënde. Këta janë njerëz të mirë, prandaj mbajini fort këta njerëz të mirë.
Atëherë përse është kaq e veshtirë të pranojmë ndihmën pa na ardhur turp e pa u ndjerë në faj? Të njëjtën gjë e vërej edhe tek shoqet e mia. Është një ndjenjë faji sepse na duket sikur po i shkëpusim të afërmit nga angazhimet dhe prioritetet e tyre.
Nuk është e lehtë të ndihesh rehat për të pranuar ndihmën e të tjerëve. Por unë e di se në jetën time kam nevojë për ndihmën e shumë njerëzve të dashur.
Njerëzit që kanë deshirën e mirë të na ndihmojnë janë njerëz të nderuar. Të lësh gjërat e tua për të ndihmuar të tjerët kërkon forcë, mirësi. Ju e keni këtë pjesë në brendinë tuaj, prandaj përdoreni me te tjerët dhe pranojeni nga ata.
Kjo është jeta. Një ditë ndoshta motrat e mia do të kenë nevojë për mua, prindërit dhe vjehrrit gjithashtu dhe unë do të jem atje për ta, për t’i ndihmuar.
Kjo quhet dashuri, mbështëtje dhe ne funksionojmë të gjithë si një skuadër.
Lexo edhe: Shumica e nenave kane nevoje per ndihme qe ushqejne femijet me gji
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu