Shumica e nënave kanë nevojë për ndihmë që të mësojnë të ushqejnë fëmijët me gji

0 0

 

Lisa Robinson thotë se ajo nuk ishte në gjendje të ushqente me gji fëmijën e saj dhe Dr. Claire Ingham shton se ushqyerja me gji është një aftësi që mësohet dhe te gratë perëndimore teknikat e të mësurit këtë aftësi janë të dobëta.

“Në mendjen time nuk kishte asnjë dyshim sesi do ta ushqeja fëmijën tim. Fëmija im do të ushqehej me gji. Pastaj fëmija im lindi, dhe qumështi filloi të dilte”, thotë Lisa Robinson.

” Më parë kam lexuar se mungonin praktikat e këshillimit të nënave për ushqyerjen me gji, por kurrë s’e kisha menduar se do të gjeja veten në këtë çështje. Unë nuk kisha asnjë dyshim se do ta ushqeja me gji fëmijën. Por pas lindjes pata disa përvoja të dhimbshme që edhe pas një dekade më bëjnë të ndihem keq kur i kujtoj.

Të gjithë më thoshin se nuk po prodhoja mjaftueshëm qumësht përderisa fëmija kërkonte të pinte shumë shpesh. Kujtime të tmerrshme që zgjohesha çdo natë nga frika se nuk po e ngopja fëmijën me qumësht. Kujtimet kur të gjithë më “detyronin” të nisja formulën. Askush, asnjë person i vetëm nuk më mbështeti e inkurajoi që të vazhdoja gjidhënien, askush nuk më dha informacion se çfarë ishte normale, çfarë ishte shqetësuese dhe çfarë nuk ishte tregues i ndonjë problemi.

Derisa hoqa dorë, dhe kur e pashë për herë të parë tim shoq të ushqente djalin 12 javësh me biberon, e ndjeva veten të dështuar.

Më është dashur rreth 1 dekadë për t’u shëruar nga kjo. Dhe të kuptoj se nuk kisha dështuar. Unë bëra atë që duhej, kërkova ndihmë, kërkova këshilla, u përpoqa deri në fund. Por nuk pata asnjë që të më mësojë, të më udhëzojë, të më ndihmojë.

Është shumë e vështirë të dish se mënyra më e mirë e ushqyerjes së fëmijës është gjiri dhe më pas të mos kesh sukses, prandaj të gjitha nënat duhet të interesohen të mësojnë e të marrin këshilla rreth ushqyerjes me gji dhe ekipet e mamive në spital duhet të fokusohen shumë më shumë në këtë pjesë që nënat të kenë sukses në ushqyerjen e fëmijëve të tyre”.

Lexo edhe: “Nuk lejohet gjidhenia ne kete dhome, vendimi i nenes se re ne maternitet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X