Kirsten Dunst ka shumë respekt për nënat që qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre pas lindjes. Por, në një program televiziv ajo ka folur për përjetimet e saj si nënë.
Pasi Dunst mirëpriti djalin e saj Ennis në maj të vitit 2018, ajo ishte e lumtur që u kthye në punë. Në fakt, aktorja mendon se të qëndrosh në shtëpi është shumë më e vështirë sesa të kthehesh në punë.
“Është shumë më e lehtë të kthehesh në punë sesa të jesh nënë shtëpiake,” thotë ajo.
Çështja që ngre ajo është shumë e rëndësishme, sepse shumë njerëz nënvlerësojnë punën e vështirë që ka nëna shtëpiake. Të qenit një nënë që rri në shtëpi është shumë më e lodhshme, fizikisht dhe emocionalisht, sesa mund të mendojë shumica.
Të jesh në shtëpi me një person që ka nevojë për ty, por nuk i artikulon me fjalë këto nevoja nuk është e lehtë. Është e lehtë të ndihesh e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Historia e një nëne shtëpiake me 3 fëmijë u bë virale vitin e kaluar kur ajo shpjegoi “Unë nuk jam kurrë vetëm, por jam gjithmonë e vetmuar”. Në fakt, një studim i hershëm pretendoi se nënat shtëpiake kanë më shumë gjasa të preken nga depresioni se gratë e tjera.
Është e rëndësishme për nënat shtëpiake, dhe të gjitha nënat, të gjejnë mënyra për të qëndruar të lumtura teksa përballen me problemet e prindërimit. Kjo mund të nënkuptojë të krijoni pak kohë për stërvitje dhe palestër, të praktikoni meditim ose thjesht të kurseni një gjysmë ore çdo natë për të parë programin tuaj të preferuar.
Të krijosh miqësi me nënat e tjera në situata të ngjashme është gjithashtu thelbësore për të luftuar vetminë si nënë e re.
Lexo edhe: Të jesh një nënë shtëpiake është më e vështirë (dhe më mirë) sesa njerëzit mund ta mendojnë
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu