Të jesh një nënë shtëpiake është më e vështirë (dhe më mirë) sesa njerëzit mund ta mendojnë

0 0

Nënat e reja qëndrojnë në shtëpi për shumë arsye. Faktorët financiarë, emocionalë, logjistikë, madje edhe instinktivë mund të luajnë një rol në këtë vendim. Përveç kësaj, fëmijët janë kaq të vegjël vetëm një herë, dhe tërheqja ndaj tyre është e madhe për shumë gra.

Në të njëjtën kohë, ka shumë mite dhe gjykime për nënat apo edhe baballarët që qëndrojnë në shtëpi dhe kujdesen për fëmijët.  Për shembull, një studim i kohëve të fundit zbuloi se 2/3 e grave që e quajnë veten shtëpiake në të vërtetë kontribuojnë me të ardhura për familjet e tyre.

Është e rëndësishme të vëmë në dukje disa nga gjërat reale që nuk përmenden rreth prindërve që qëndrojnë në shtëpi.

“Prindërimi në shtëpi” shpesh bie ndesh me mite dhe stereotipe të caktuara kulturore në shoqërinë tonë.

Ka kaq shumë gjëra që njerëzit nuk dinë për prindërit që qëndrojnë në shtëpi- çfarë bëjnë ata me kohën e tyre, çfarë i motivon, cilat janë ambiciet e tyre dhe shumë më tepër sesa kaq.

Të kujdesesh në shtëpi për një fëmijë ose edhe për disa është fizikisht e lodhshme. Kjo punë kërkon efikasitet shumë më shumë se ç’mund të kërkojnë shumë punë të tjera.

Sidomos balancimi i kujdestarisë në shtëpi me punë të tjera është shumë i vështirë.

Përveç kësaj kur je nënë ose baba që qëndron në shtëpi, nuk ke kohë të lirë edhe pse mund të jesh i sëmurë.

Kur ju dhe fëmija juaj jeni të sëmurë njëkohësisht, ju duhet më shumë forcë për të mbyllur të gjithë ditën. Kjo sigurisht nuk është diçka ideale.

Të jesh i lodhur dhe i sëmurë ndërsa përpiqesh të kujdesesh për atë që e do më së shumti në këtë botë, nuk është detyrë e lehtë.

Të qenit prind që qëndron në shtëpi gjithashtu dotë thotë se mund të izolohesh. Në një shoqëri ku një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve jetojnë larg prindërve të tyre dhe komunitetit lokal ku ata janë rritur, këta persona, tashmë prindër të rinj që kujdesen për fëmijët e tyre janë shpesh të vetëm, fizikisht dhe emocionalisht.

Mund të ketë grupe ku mund të takohen me prindër të tjerë – fizikisht ose përmes internetit- por niveli i mbështetjes dhe angazhimit shpesh është i kufizuar. Ndërkohë, këto grupe shpesh njihen si grupe të mamave – dhe nuk ka pothuajse asnjë organizim për baballarët që qëndrojnë në shtëpi.

Pak gjëra mund të të kënaqin aq shumë sa kënaqësia që fitoni në momentet kur shikoni fëmijën tuaj të zhvillohet apo të mësojë. Kureshtja dhe gëzimi i tyre na kujtojnë shpesh mrekullitë dhe shkëlqimin e jetës dhe të botës. Ndihma për t’i formuar ata si njerëz socialë, për të nxitur zakone të mira dhe për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë karakterin e tyre, është një punë serioze.

Është punë që shoqëria duhet të vlerësojë më shumë.

Është njëlloj për të gjithë prindërit, duke përfshirë ata që punojnë me orar të plotë jashtë shtëpisë, se prindërimi është puna e tyre më e vështirë. Por për prindërit që qëndrojnë me fëmijët e tyre me orar të plotë, shumica e ditës së tyre mbizotërohet nga kjo përgjegjësi e rëndë. Është punë e vështirë, por është shumë e dobishme.

Ka ndryshime të shumta kulturore në epokën tonë që po ndikojnë në kujdestari. Numri i baballarëve që qëndrojnë në shtëpi është gjithnjë e më në rritje. Njerëzit e kohës sonë po marrin gjithashtu mësime dhe praktika të qëndrueshme të balancës së punës dhe jetës, duke kërkuar fleksibilitet më të madh dhe kohë të mjaftueshme për jetën e tyre personale. Shumë prindër madje mendojnë se kujdesi për fëmijët është po aq i rëndësishëm sa karriera.

Kështu shumë nga njerëzit e epokës sonë që kanë qëllime ambicioze për karrierë po përpiqen të gjejnë një alternativë midis karrierës dhe kujdesit të fëmijëve.

Lexo edhe: Cfare bere gjithe diten sot? Puna e padukshme e nje nene shtepiake

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X