Dua edhe të jem nënë shtëpiake edhe të punoj

0 0

 

Më pëlqen të jem nënë. Me të vërtetë. Është një ndjenjë  instinktive që e kam pasur gjithmonë së brendshmi dhe për fat të mirë më është plotësuar. Por unë gjithashtu kam dashur gjithmonë të jem e përmbushur edhe në aspekte të tjera përveçse si nënë. Kam dashur të ndihem e vlefshme edhe në punë, e dobishme, të mendoj me kreativitet për diçka përtej ndërrimit të pelenave apo gatimit dhe gjidhënies.

Dhe unë punoj.

Ka momente që ndihem në faj për këtë. Nuk është gjithmonë e lehtë t’i bësh të dyja rolet.

Fëmijët rriten shpejt dhe unë kam humbur disa prej momenteve të rëndësishme të rritjes dhe zhvillimit të tyre.

Unë dua të jem gjithmonë e pranishme për t’u kujdesur për fëmijët e mi.

Dua të jem gjithmonë e pranishme për t’i ngushëlluar sa herë janë të mërzitur.

Dua të jem unë ajo që i çoj të bëjnë aventura, t’i çoj në park, në fermë etj.

Dua të jem e pranishme për të bërë me ta gjëra të zakonshme të përditshme, t’i marr nga shkolla, t’i kujtoj të lajnë dhëmbët, t’i ndihmoj të gjejnë këpucët.

Dua t’ua mësoj unë mësimet e rëndësishme të jetës si përshembull si të jenë të sjellshëm, si të ndihmojnë të tjerët etj.

Dua të jem unë ajo që i ndihmon me detyrat.

Dua të jem unë ajo që i jep zgjidhje për problemet.

Dua të jem unë ajo që jep mendimin kur ma kërkojnë.

Dua të jem unë ajo që u jap ide të mëdha.

A janë të mundura të gjitha këto?

Po dhe jo!

Është e mundur sepse unë kam bërë zgjedhjen të punoj por edhe të shpenzoj kohë me ta.

Dhe jo sepse asnjëherë gjërat nuk janë të përsosura. Gjithmonë kur bëhet bilanci në çdo fushë do të ketë gjëra që mungojnë.

Por unë po u jap fëmijëve të mi shembullin e një nëne punëtore, dhe puna s’më ndalon t’i dua fëmijët më shumë se çdo gjë në botë. Unë do të jem gjithmonë aty për ta pavërësisht nëse jam në punë apo jo.

Lexo edhe: Leter per nusen e djalit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X