Tregojini që ju ka munguar.
Kur unë u largova nga puna për të lindur, mendoj se askush nuk do e vinte re mungesën time. Por kur u ktheva dhe të gjithë më shikonin si personin më të përshtatshëm për të bërë punën që unë bëja, ishte një ndjesi e mrekullueshme.
Lërini hapësirë kur është me leje.
Ndërkohë që doni t’i tregoni mikeshës suaj se ju mungon dhe nuk e keni haruar, kujdes të mos e përfshini në informacione dhe drama të panevojshme të punës. Lëreni të shijojë e qetë këtë fazë të jetës së saj.
Bëjeni të veçantë ditën e kthimit.
Pëmes pikturave, pankartave, shkrimeve apo dedikimeve të ndryshme, gjeni një mënyrë që ajo ta mbajë mend gjatë riktihimin e saj në punë pas lindjes.
Tregohuni fleksibël me oraret.
Nëse kolegia juaj ka nevojë të ndryshojë oraret, për shkak të dedikimit të fëmijës së porsalindur, ndihmojeni kur e keni mundësinë.
Nuk ka asgjë të keqe ta pyesni për bebin.
Gjeni pak kohë dhe pyeteni për shëndetin dhe ecurinë e bebit. Assaj do t’i bëhet qejfi.
Respektoni të drejtën e saj për të shtrydhur gjirin me pompë.
Ka shumë gjasa që kolegia juaj të shkëputet herë pas here për të shtrydhur gjirin. Respektojeni këtë të drejtë të saj, dhe mos e vini në siklet.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu