5 këshilla si ta bëni më të lehtë rikthimin në punë pas lindjes

0 0

Ende më kujtohet dita e parë e punës pasi kisha përfunduar lejen e lindjes. Bashkëshorti im qëndroi në shtëpi atë ditë për t’u kujdesur për fëmijën, por unë ende nuk isha e qetë. E gjithë kjo për mua ishte një sfidë.

5 këshilla si ta bëni më të lehtë rikthimin në punë pas lindjes

  1. Merreni lehtë me veten

Në çdo mënyrë, me çdo kusht duhet të jeni mirë në radhë të parë me veten. Më shumë se kurrë. Jepini vetes kohë për t’u përshtatur me ditën tuaj të re në kontekstin e punës suaj, marrëdhënies suaj dhe si prind, sepse do ta ndjeni në mënyra të ndryshme për secilin nga këto aspekte.

  1. Mbroni veten tuaj

Pas kthimit në punë, e dija se duhej të ndryshonin disa gjëra. U ula me menaxherin tim për të diskutuar sesi ndihesha dhe si mund t’i ndryshonim gjërat për t’i bërë të gjitha pjesët të bashkoheshin të sinkronizuara. Arritëm përfundimisht në një marrëveshje që do të funksiononte si për familjen ashtu edhe për kompaninë.

  1. Është në rregull të bëheni ndonjëherë egoiste

T’i kushtosh rëndësi gjërave që preferoni herë pas herë, që nuk kanë të bëjnë as me punën as me familjen nuk është e gabuar. Madje nëse ju jeni e lumtur kjo ka përfitime si në karrierë edhe në familje.

  1. Të pranosh se ke përballë sfida nuk është shenjë dobësie

Në fakt është e kundërta, duhet një forcë ekstreme për të qenë e sinqertë me veten. Çdo rast është disi i ndryshëm, sigurisht.

  1. Mos e kaloni këtë udhëtim vetëm

Unë jam me fat që kam njerëz, kolegë e eprorë që më mbështesin. Kështu i realizoj paralelisht të dyja rolet si nënë dhe si profesioniste në punë.

Lexo edhe: Te ndahesh nga femija pas lindjes eshte nje traume!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X