Rritje e numrit të lindjeve të parakohshme gjatë pandemisë Covid 19

0 1

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje të lindjeve të parakohshme dhe vështirësi në marrjen e përgjegjësisë dhe kujdesit për foshnjat e lindura para afatit.

Të dhënat e përditësuara

Sipas vlerësimeve zyrtare, në Itali çdo vit lindin mbi 30 mijë fëmijë para kohe, pra para javës së 37-të të shtatzënisë. Duke menduar në përqindje, në përgjithësi, çdo vit 6.9% e të porsalindurve janë të parakohshëm. Kjo përqindje u rrit gjatë pandemisë, duke arritur deri në 11.2% te gratë që vuajnë nga Sars-Cov-2.

Çfarë ka ndodhur në këto dy vite

Pandemia ka shkaktuar jo vetëm rritje të numrit të lindjeve të parakohshme, por ka komplikuar edhe kujdesin ndaj këtyre të porsalindurve. Sipas Anketës Kombëtare për Kujdesin Neonatal gjatë Pandemisë të kryer nga Shoqëria Italiane e Neonatologjisë, midis vjeshtës së vitit 2020 dhe tremujorit të parë të vitit 2021, prindërit kanë pasur më shumë vështirësi të jenë me të vegjëlit e tyre gjatë pandemisë, më saktë: kohëzgjatja dhe/ose shpeshtësia e aksesit në njësitë e kujdesit intensiv neonatal janë ulur në 44% të rasteve.

Prandaj, nëna dhe babai gjatë urgjencës shëndetësore nuk ishin në gjendje të kujdeseshin për foshnjat e parakohshme të shtruara në spital dhe t’u siguronin kujdesin e nevojshëm. Duhet mbajtur mend, në fakt, se në këto situata prindërit nuk janë thjesht vizitorë, por janë “pjesë integrale e kujdesit dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të nxitur kontaktin me fëmijët e tyre”, siç shpjegoi Luigi Orfeo, presidenti Shoqërisë Italiane të Neonatologjisë.

Më pk qumësht nga dhurueset

Këtyre vështirësive i është shtuar edhe një tjetër: pakësimi i qumështit të gjirit të dhuruar. Duhet pasur parasysh se qumështi i gjirit është një ilaç i vërtetë për foshnjat e lindura para kohe. Në fakt, ai u siguron atyre mbrojtje më të madhe kundër infeksioneve, zvogëlon shfaqjen e sëmundjeve të zorrëve, stimulon rritjen dhe zhvillimin neurologjik.

Shoqëritë shkencore dhe neonatologët kanë luftuar prej kohësh një betejë për të lehtësuar aksesin e prindërve në kujdesin intensiv neonatal dhe për të siguruar që nënat dhe baballarët të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur me foshnjat e tyre të lindura para kohe.

Lexo edhe: Rreziqet e ndarjes së të porsalindurve nga nëna gjatë pandemisë Covid 19






  1. Регистрация в binance

    Your article helped me a lot, is there any more related content? Thanks!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Tabela e orareve të rutinës...

Fëmijët 20 muajsh bëjnë një dremitje në ditë dhe kanë nevojë për 10-12 orë gjumë gjatë natës dhe 2-3 orë gjatë ditës, mesatarisht. Disa fëmijë 20 muajsh do të jenë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X