Pandemia ka shkaktuar një ulje të ndjeshme të dhurimit të qumështit nga gratë, thelbësore për rritjen e foshnjave – veçanërisht foshnjave të parakohshme – të cilët nuk mund ta marrin atë nga nënat e tyre.
Mungesa në banka
Situata e urgjencës shëndetësore e shkaktuar nga Covid ka krijuar probleme të konsiderueshme për Bankat e Qumështit.
Kur qumështi i gjirit mungon ose është i pamjaftueshëm, qumështi i dhuruar është ushqimi parësor për foshnjat e parakohshme. Bankat e qumështit janë struktura jofitimprurëse, të krijuara me qëllim mbledhjen, sipas rregullave më skrupuloze të higjienës, trajtimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e qumështit të dhuruar nga nëna të përshtatshme, për ta përdorur më vonë, për nevojat e foshnjave të parakohshme të shtruara në spital në neonatologjinë italiane.
Problemet e shkaktuara nga pandemia
Presidenti i Shoqatës Italiane të Neonatologjisë, Profesor Fabio Mosca theksoi se sa prej bankave më të rëndësishme kanë parë një ulje të konsiderueshme të numrit të dhuruesve nga frika e nënave për të shkuar në spitalin ku ndodhet Banka e Qumështit dhe nga pezullimi, në disa raste, të shërbimit të mbledhjes së qumështit për shkak të urgjencës Covid.
Udhëzime nga një ekip multidisiplinar i ekspertëve
Një ekip multidisiplinar i neonatologëve, epidemiologëve, dietologëve klinikë dhe ekspertëve të jashtëm, përfshirë operatorët e bankave të qumështit, prodhuan rekomandime për standardizimin dhe optimizimin e funksionit të bankave ekzistuese dhe përcaktimin e kërkesave minimale të nevojshme për ngritjen e atyre të reja. Organizimi dhe administrimi i bankave, në fakt, duhet të garantojë sigurinë dhe cilësinë e produktit dhe të mbrojë nënat dhuruese dhe të porsalindurit që do të përfitojnë prej tij.
Në botë ka mbi 750 banka të qumështit të shpërndarë në 66 vende dhe çdo vit 800,000 foshnje marrin këtë ushqim, i cili përfaqëson një dhuratë unike dhe shumë të veçantë nga gratë e ndjeshme dhe bujare. Pothuajse gjysma e këtyre bankave janë të vendosura në Evropë.
Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me. https://www.binance.com/ar-BH/register?ref=V2H9AFPY