PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje unike mes nënës dhe fëmijës. 

0 0

“Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria ka detyrën të promovojë ushqyerjen me gji…“ UNICEF – OMS Ginevra Ottobre 1979

Nëpërmjet “Udhëzimeve Kombëtare për mbrojtjen, nxitjen dhe mbështetjen e ushqyerjes me gji“, Ministritë e Shëndetësisë dhe Autoritetet Shëndetësore në gjithë botën, pranojnë se ushqyerja me gji është mënyra natyrale e të ushqyerit në fëmijërinë e hershme, pasi qumështi i gjirit siguron lëndët ushqyese për të cilat ka nevojë foshnja në 6 muajt e parë të jetës.

Përfitimet e ushqyerjes me gji për fëmijën dhe nënën:

Për fëmijën

  • Favorizon zhvillim fiziologjik të gojës
  • Redukton riskun e infeksioneve respiratore dhe urinare, diarrea, otiteve
  • Redukton riskun për alergji dhe astma
  • Redukton riskun për diabet, obezitet, sëmundje kardiovaskulare

Për nënën

  • Praktike: gjithmonë gati dhe në temperaturën e duhur
  • Stimulon kontraksionet natyrale uterine, duke reduktuar gjakderdhjet natyrale post-partum dhe duke ndihmuar uterusin të kthehet më shpejt në përmasat normale
  • Ndihmon në humbjen e peshës së fituar gjatë shtatzënisë
  • Redukton riskun e zhvillimit të osteoporozës
  • Parandalon disa forma të tumoreve në gji dhe në vezore

PediaMilk® është integrator ushqimor, me përmbajtje bimore, që ndihmon dhe stimulon gjidhënien nëpërmjet rritjes së prodhimit, sekretimit dhe përqëndrimit të qumështit të gjirit tek nënat e reja  dhe nënat që janë duke ushqyer me gji.

PediaMilk® përmban ektrakte natyrale galaktogoge: Galega Officinalis, Cardius Marianus (Milk Thistle-Gjëmbi i Qumështit) dhe Foeniculum vulgare (Kopër); që ndihmojnë nënat për të favorizuar, nxitur dhe mbështetur vazhdimësinë e prodhimit të qumështit të gjirit.

Galega Officinalis është përdorur tradicionalisht për të rritur prodhimin e qumështit të gjirit dhe garantuar vazhdimësinë e gjidhënies. Cardius Marianus, që quhet ndryshe dhe Gjëmbi i Qumështit është një bimë që ka shumë veti të dobishme për organizmin, ndër të tjera rrit nivelet e prolaktinës duke nxitur prodhimin e qumështit të gjirit dhe përqëndrimit të tij. Kopera iu këshillohet nënave që ushqejnë me gji sepse stimulon prodhimin dhe sekretimit e qumështit të gjirit, si dhe ka efekte pozitive për qetësimin e kolikave tek të porsalindurit.

PediaMilk®  është  i formuluar në trajtë bustinash, që mund të treten në ujë të ftohtë ose në ujë të ngrohtë, duke ndihmuar kështu edhe në hidratimin e nënave që e përdorin, pasi hidratimi është një nevojë thelbësore e tyre, sidomos gjatë gjidhënies.

Një kuriozitet: Studime të fundit sugjerojnë se përbërësit ushqyes në qumështin e gjirit, ndryshojnë në momentë të ndryshme gjatë ditës. Duke qënë kështu, janë në gjëndje të transmetojnë informacione krono-biologjike tek foshnja për të favorizuar rregullmin e orës së tij biologjike dhe ritmit cirkadian.

Pozicionet klasike të gjidhënies






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

Udhërrëfyesi për testin prenatal: Cili...

Nga ultratingulli e deri te testi NIFTY - nënat e ardhshme kanë një gamë të gjerë të testeve plotësuese, për të larguar frikën rreth shëndetit të fëmijës. Nga çdo dëshirë...

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X