Pesë këshilla si të ushqeni fëmijët me gji në publik me vetëbesim

0 0

“Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik,” thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e një blogu me tematikë mëmësinë bonjourblissblog.com. “Ne po ushqejmë fëmijët tanë, nuk po bëjmë shfaqje”.

Pesë këshilla si të ushqeni fëmijët me gji në publik me vetëbesim:

1. Praktikoni me një pasqyrë

Gjidhënia në shtëpi përpara një pasqyre do t’ju japë një ndjenjë të mirë se sa lëkurë po tregoni në të vërtetë. Kjo mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuara kur uleni në një qendër tregtare ose në shtëpinë e vjehrrit tuaj. Mbani mend se foshnja do të mbulojë pjesën më të madhe të barkut tuaj (nëse jeni duke ngritur bluzën lart) dhe të gjithë thithkën tuaj sapo ta kapë, kështu që në të vërtetë nuk ka shumë për të parë.

2. Vishuni në mënyrë të përshatshme

Veshjet tuaja të mëparshme, “glamour” mund të zhvendosen në pjesën e pasme të dollapit. (Është e ndërlikuar të ushqehesh me gji me një fustan.) Veshjet me dy pjesë me të sipërme të lirshme, elastike ose me kopsa funksionojnë më së miri. Dhe sutjenat me kapëse të lehta për t’u përdorur janë thelbësore.

3. Zgjidh një vend të mirë

Sigurisht që mund të ushqeeni foshnjën me gji kudo – dhe nuk ka arsye për t’u fshehur – por zgjedhja e një tavoline të përshtatshme në një restorant ose në një cep të qetë të një dyqani, me më pak shpërqendrime, mund ta bëjë përvojën më të lehtë dhe më të këndshme për ju dhe foshnjln. Nëse jeni në aeroplan, mund ta shihni se është më private të ushqeni në ndenjësen e dritares në vend të një ndenjëseje në korridor. Shumë qendra tregtare (dhe disa aeroporte) kanë dhoma familjare ku mund të ushqeni me gji dhe të ndërroni pelenat me lehtësi, ndonjëherë edhe me lodra për fëmijët më të mëdhenj.

4. Mbulohu (por vetëm nëse kjo ju bën të ndiheni më rehat)

“Personalisht, nuk më pëlqejnë mbulesat e gjidhënies,” thotë Rachel Douthwaite, një konsulente laktacioni dhe edukatore klinike në Vankuver. Mund të jetë e ndërlikuar t’i mbani ato pa rrëshqitur nga një fëmijë që përpëlitet dhe ata mund të ndihen shumë të nxehtë në muajt e verës. Por disa nëna gëzojnë privatësinë shtesë që ofron mbulimi i një shalli ose mbulese mbi supe. (Dhe foshnjat që janë shumë të hutuar për të ushqyer me gji mund të përfitojnë gjithashtu nga kjo.)

5.Njihni të drejtat tuaja

Nëse një pronar dyqani ose menaxher restoranti ju afrohet, dijeni se është e drejta njerëzore e foshnjës tuaj të ushqehet kudo dhe në çdo kohë dhe se ligjërisht ata nuk mund t’ju kërkojnë të ndaloni ose të lëvizni. “Por është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se këto lloj incidentesh janë relativisht të rralla. I kam ushqyer fëmijët e mi në çdo hapësirë ​​publike të imagjinueshme për një total prej gjashtë vitesh, në tre vende të ndryshme dhe vetëm një herë dikush më ka thënë ndonjë gjë negative për këtë.” Mund të befasoheni pozitivisht: Shumica e njerëzve i pranojnë më shumë nënat që ushqejnë me gji sesa mund të mendoni.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Mungesa në bankat e dhurimit...

Pandemia ka shkaktuar një ulje të ndjeshme të dhurimit të qumështit nga gratë, thelbësore për rritjen e foshnjave - veçanërisht foshnjave të parakohshme - të cilët nuk mund ta marrin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X