Shumë ndjekës në rrjetet sociale e kanë mbështetur Stacey Skrysak dhe e kanë përgëzuar që ka guxuar të ndajë me publikun historinë e saj të dhimbshme të humbjes së dy fëmijëve. Ajo përdori platformën e saj për të rritur ndërgjegjësimin për lindjen e parakohshme dhe humbjen e fëmijëve.
Megjithatë, dikush në fakt e ka kritikuar Skrysak se ka qenë shumë e hapur për pikëllimin e saj. Ajo ka marrrë një mesazh shumë të rëndë dhe kritikues lidhur me këtë çështje.
“Ti je e sëmurë. Ti ke nevojë të mjekohesh. Duhet të kërkosh ndihmë mjekësore. Si mund të tregosh gjithçka që ke përjetuar? Si mund të rrisësh vajzën mes gjithë kësaj dhimbjeje?” Këto kanë qenë disa nga fjalët që mesazhdërguesja i ka shkruar nënës.
Megjithatë, ajo që Skrysak bën konsiderohet krejtësisht normale nga ekspertët, të cilët mbrojnë tezën se e vetmja mënyrë për tu shëruar nga një dhimbje është ta lejosh veten ta përjetosh atë.
Por përgjigja e saj ka qenë e menjëhershme. “Mua më dhimbsesh ti që mendon se jam e sëmurë sepse flas për dhimbjen e fëmijëve të mi. Ti nuk e ke idenë si po e rris unë vajzën time. Por të ishe në familjen tonë do e dije se familja jonë nuk rritet mes brengash, por mes dashurisë. Megjithatë kjo nuk më heq mua të drejtën të ndiej dhimbjen për dy ëngjëjt e mi në qiell”.
“Vajza ime gjithmonë do ta dijë sa e veçantë është për ne dhe ne do të gjejmë gjithmonë mënyra për t’ja treguar asaj”.
Lexo edhe: Humbi femijen qe priste, nena poston foto “Bebi im ishte formuar i gjithi”
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu