Për ty mike që je duke luftuar për tu bërë nënë

0 3

E di…
Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon… Sepse e di.

E di si ndihesh ti..

E di se si është të kesh një dhimbje shpirtërore nga dëshira e zjarrtë. Të dhemb shpirti për t’u mbushur me ndjesitë që ti dëshiron e trupi po ashtu.

Unë e di se si është të detyrohesh e të japësh një buzëqeshje për të gjithë rreth teje. E di që je vërtet e lumtur për miqtë, familjen, madje edhe të huajt, por je gjithashtu e zemëruar, e lënduar, ndonjëherë edhe pak xheloze dhe e frikësuar.

E di se si është të shohësh bebet, edhe pse ti i do shumë, mendimi yt i parë është po unë? Po bebi yt kur do të vijë? Dhe ti përsëri hesht sepse thjesht nuk e përballon dot. Kjo dhemb shumë.
Unë e di se si është të urinosh në testet e ovulacionit çdo ditë duke u përpjekur të kuptosh linjat.
“Unë e di se si është të shtrihesh në shtrat natën duke u përpjekur të imagjinosh se si mund te jete një fëmijë në barkun tënd. Të imagjinosh shqelma. Të imagjinosh sesi mund të jetë!
E di se si është të shkosh te mjeku për analiza dhe të kthehesh pa përgjigje të vërteta.

Unë e di se si është të marrësh një vitaminë prenatale çdo ditë, vit pas viti. Çdo mëngjes kur ti gëlltit atë pilulë, ti gëlltit përsëri frikën dhe shpresën.

E di se si është të shikosh partnerin tënd, të cilin e do shumë, me dyshim dhe zhgënjim.

Une e di sesa e vështirë ishte për ty te shkoje tek zonja që të ferkoi barkun “për të ngrohur vezët” dhe pse e diskutuam që nuk është efektive.

Unë e di se si është të marrësh Clomid. Hormonet, efektet anësore. Muaj pas muaji.

Unë e di se si është të shpresosh që efektet anësore të këtij ilaçi t’ju shpërblejnë me binjakë ose trinjakë. Ose një. Një do të ishte mirë, gjithashtu…

“Unë e di se si është të rrish zgjuar deri vonë duke kërkuar në internet për zgjidhje dhe këshilla dhe i provon të gjitha.”

Unë e di se si është dhe kur për të bërë “dashuri” fillon e ndjehet si një punë e përditshme, stresuese.

E di se si është të grumbullosh jastëkë nën shpinën tënde dhe këmbët e tua direkt pas marrëdhënieve seksuale, duke shpresuar se do të të ndihmojë—edhe pse e di që studimet thonë se nuk te ndihmon. Ti e bën atë gjithsesi sepse ti shpreson!

Unë e di se si është të lutesh për një fëmijë. Unë do t’i lutesha kujtdo… Zotit, Krijuesit, Kujtdo!

E di se si është t’u shmangesh pyetjeve dhe thënieve të tilla si: “Pra, kur do t’ju shohim me fëmijë?” E di se si është të durosh e të mos reagosh, e të mos shpërthesh në një pellg lotësh të dhimbshëm sa herë që vjen kjo pyetje! Por hej motra ime, jetojmë në Shqiperi ku normat e etikës janë pothuajse zero. Ku të gjithë mendojnë se kanë të drejtë të japin mendimin e tyre pa e kuptuar se kush është kufiri.

E di se si është e si ndihesh kur njerëzit e afërm të sugjerojnë me dashamirësi birësimin sikur të mos e kishe menduar kurrë…

Unë e di se si u ndjeve ti kur pas gjithë procedurave për infertilitetin më në fund pe 2 vijat e jetës. Ato ishin ditët më të bukura e më të vecanta. Gëzimi nuk kishte përshkrim. Dhe në ato momente pyete veten… Kjo është lumturia?! Oh, kështu është sesi dua të ndihem. Sa bukur, tani ti je brenda meje. Dhe kështu shpirti nisi të bërtiste nga brenda: Do të bëhem nënë! O zot faleminderit! Nise ta shihje partnerin me një dashuri të madhe. Nise te rindieje përsëri jetën e të shijoje përsëri.
U tregove shume e kujdesshme. Ndoqe të gjitha këshillat e mjekut…
Madje qendroje shtrirë me kënaqësinë më të madhe sepse doje triumfin…

Por disa pika të kuqe nisen të prishnin gjithcka…
Nise të trembeshe! Cfarë po ndodh?!
Telefonove doktorin me shpresën se ai mund të të ndihmonte…
Por Jo! Ishte e pamundur! Kishte ndodhur abort dhe ti nise të qaje!
U zhgënjeve përsëri dhe fillove të fajësoje veten… Por jo, ti nuk bëre asgjë gabim!
Ti nuk ke pse trishtohesh sepse ti do t’ia dalësh. Ti do të behesh nënë mikja ime e zemrës…






  1. Meghan Weimann

    Fantastic read! I was especially impressed by the depth provided on the topic, offering a perspective I hadn’t considered. Your insight adds significant value to the conversation. For future articles, it would be fascinating to explore more to dive deeper into this subject. Could you also clarify more about the topic? It caught my interest, and I’d love to understand more about it. Keep up the excellent work!

  2. Sadie Massey

    Thank you for the auspicious writeup It in fact was a amusement account it Look advanced to far added agreeable from you However how can we communicate

  3. Art Kuvalis

    I loved as much as youll receive carried out right here The sketch is attractive your authored material stylish nonetheless you command get bought an nervousness over that you wish be delivering the following unwell unquestionably come more formerly again as exactly the same nearly a lot often inside case you shield this hike

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Familjarët kërkojnë drejtësi pas mbytjes...

Pas ngjarjes tragjike, ku një 3 vjeçarit humbi jetën pasi u mbyt në rrethana ende të paqarta kopsht, në qytetin e Fierit, familjarët kërkojnë drejtësi. Ata nuk besojnë që fëmija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X