Pas ngjarjes tragjike, ku një 3 vjeçarit humbi jetën pasi u mbyt në rrethana ende të paqarta kopsht, në qytetin e Fierit, familjarët kërkojnë drejtësi. Ata nuk besojnë që fëmija është mbytur aksidentalisht.
Nëna dhe daja i vogëlushit janë shprehur të pakënaqur me hetimet dhe kërkojnë takim me prokurorin, gjë që deri tani u është mohuar.
“Nuk kemi ardhur për luftë, këta nuk na pritën pa pikë turpi, nuk do vrisnin prokurorin ne, ata na vranë ne. zoti prokuror mendo se është një fëmijë 3-vjeçar, i bëj thirrje dhe kryeministrit ta shohë këtë çështje, se me këta prokurorë nuk kemi besim. Duam të themi tek prokurori që nuk jemi dakord për hetimin e çështjes, por ai është në anën tjetër. Dua vetëm të zbardhet ngjarja”, – thotë daja i vogëlushit.
Ai ngre dyshime se nuk ka asnjë mundësi që fëmija të jetë mbytur, aty ku pretendojnë pronarët e kopshtit, pasi vendi që është thonë, është 65 centimetra i lartë, ndërsa fëmija kishte një gjatësi 80-90 cm.
Ai madje kërkoi që vetë mediat ta bëjnë këtë verifikim dhe nëse rezulton ndryshe nga çfarë ai thotë, do të tërhiqrt e do kërkojë falje për akuzat.
Ndërsa nëna e vogëlushit tregon se ka kërkuar nga presidenti i kopshtit të falsë me të gjitha edukatoret, por secila ka dhënë versione që nuk përputhen.
Kujtojmë se kur ndodhi ngjarja, edukatorja ka telefonuar nënën e 3-vjeçarit dhe i ka thënë se djali është mirë.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.