Shkon në spital me temperaturë të lartë, ndërron jetë 3-vjeçarja në Elbasan / Flet i ati

0 0

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Elbasanit. Burime pranë spitalit konfirmojnë se fëmija është paraqitur në spital me temperaturë të lartë dhe shenja të gripit stinor.

Mjekët e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe për shkak të komplikacioneve ka ndërruar jetë në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Teksa pritet një përgjigje përfundimtare nga ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, dyshohet paraprakisht se fëmija vuante nga bronkopneunomia.

Vajza është kuruar në shtëpi për disa ditë, gjë që e konfirmon edhe i ati i saj.

“Deri dy vjeç e gjysmë s’sështë sëmurë asnjëherë. U sëmur para një jave, e solla për vizitë para dy-tre ditësh, doktori tha virozë. Më dha një qese me ilaçe edhe e çova në shtëpi dje, u bo goca keq ju nxi buza. E çova prapë në spital, mori dy bidona me serum dhe goca vdiq. Kishte gati 8-9 ditë që vuante dhe s’ka qenë në këtë gjendje. Kur u bë në këtë gjendje e solla për vizitë dhe mjeku tha që është virozë dhe më dha ilaçe dhe kaq. S’na kanë thënë asgjë pse vdiq vajza, s’na kanë thënë asgjë”, shprehet i ati pas humbjes së madhe.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Familjarët kërkojnë drejtësi pas mbytjes...

Pas ngjarjes tragjike, ku një 3 vjeçarit humbi jetën pasi u mbyt në rrethana ende të paqarta kopsht, në qytetin e Fierit, familjarët kërkojnë drejtësi. Ata nuk besojnë që fëmija...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X