Humbi fëmijën që priste, nena poston foto “Bebi im ishte formuar i gjithi”

0 0

 

Sharran Sutherland, një grua 40 vjeçare përjetoi ndjenjën e hidhur të humbjes së një fëmije, ende pa e sjellë në jetë. Zemra e vogëlushit të saj kishte ndaluar, prandaj mjekët ishin të detyruar t’ja hiqnin engjëllin që mbante në bark.

Ajo jeton në Shtetet e Bashkuara, aty ku fetusi para javës së 20 të shtatzanisë nuk konsiderohet ende si një fëmijë dhe hiqet si një mbetje spitalore, pa bërë procedurat e varrosjes.

Kjo gjë e lëndoi shumë nënën në pritje prandaj nuk e pranoi që fëmija i saj të hiqej duke u copëtuar, por bëri procedurën njësoj si një lindje normale, vetëm  se 145 ditë para datës kur parashikohej se mund të lindte nëse shtatzania e saj nuk do të ishte ndërprerë.

Ajo e mbajti fëmijën në frigorifer për një javë e më pas e varrosi në kopshtin e shtëpisë së saj. Mes dhimbjes e pikëllimit, 40-vjeçarja e ka fotografuar foshnjën e saj të pajetë dhe i ka publikuar fotot duke ndarë bashkë me to trishtimin për humbjen.

Në fotot duket bebi 4 centimetër dhe vetëm 26 gramë me fytyrën, duart, këmbët e thonjë e formuar plotësisht.

Sharran thotë se është “mirënjohëse” që pati shansin për të lindur, për të parë dhe mbajtur në duar fëmijën para se t’i thoshte lamtumirë.

“U habita teksa e shikoja, e mbaja në dorë, ishte formuar në mënyrë të përsosur. Ai kishte gjithçka perfekte veshët, gjuhën, lëkurën, buzët. Kur një grua humbet fëmijën e saj të palindur, ajo nuk mund të brengoset në të njëjtën mënyrë si një grua që i vdes fëmija pas lindjes. Në situatën time është thuajse e pamundur të flasësh për këtë dhimbje. Në këtë situatë dhimbja kalohet vetëm, sepse njerëzit e tjerë nuk e shohin si njeri, si qenie krijesën që ke humbur.

Lexo edhe: Pse u tregova njerezve me shume per humbjen e femijes sesa per shtatzanine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X