Pse u tregova njerëzve më shumë për humbjen e fëmijës sesa për shtatzaninë

0 0

E dija se diçka nuk shkonte siç duhej në momentin që mjekja nuk foli aspak pas ekzamiminit me ultratinguj në barkun tim, që u duk sikur zgjati një përjetësi.

Një në katër gra shtatzanë mund të kenë abort dhe unë ende nuk e dija që aborti ishte një dukuri kaq e përhapur.

Nga ta dija, nga ta përgatisja veten që një gjë e tillë do më ndodhte pikërisht mua?

Kur konfirmova lajmin e shtatzanisë, përjetova një gëzim shumë të madh, të cilin e ndava me bashkëshortin, me prindërit dhe me disa miq të afërt tanët.

Në takimin e parë te mjeku fillova të ënderroj si do e thërrisja bebin tim, si do të ishte dushi i parë që do i bëja, fotot e para të lindjes dhe përgatitjen e listës së emrave.

Dhe e gjithë kjo shembet pas një kontrolli me ultratinguj, i cili u krye dy herë, sikur mjekja e dytë donte të konfirmonte atë që konstatoi e para. Isha e shkatërruar dhe nuk mund të bëja asgjë, vetëm të qaja kur mjekja më tregoi opsionet e mundshme.

Pavarësisht nga mungesa e rrahjeve të zemrës, mjekja më tha të prisja një javë për të qenë tërësisht e sigurt dhe për t’i lënë gjërat të rridhnin natyrshëm.

Ajo javë ishte java më e vështirë e jetës sime.

Shkoja të flija duke qarë, ndërsa burri im më mblidhte në krahët e tij, aq fort.

Filmat ishin një mënyrë për t’u shpërqendruar pasi momentet e vështira duhen kaluar patjetër me dikë, është e pamundur të përballosh gjithçka vetë.

Kur filloi gjakderdhja, ishte pothuajse një lehtësim që kjo torturë do të përfundonte shpejt dhe ne mund të fillonim të ecnim përpara, për t’u përpjekur përsëri.

Në ditën e përvjetorit tonë të tretë të martesës, përfunduam në spital sepse unë kisha dhimbje të padurueshme dhe kisha kaluar një natë pa gjumë. Aty mjekët më konfirmuan se e kisha humbur fëmijën tim, ndërsa unë rrija në shtrat si e mpirë.

Muaji i ardhshëm ishte një depresion i lehtë, luhatje të tmerrshme hormonesh dhe me ndjenja faji. Shumë pak njerëz e dinin edhe që isha shtatzanë, si mund të shpjegohesha tani se kisha pësuar një abort?

Ndihesha sikur aborti im ishte një sekret i turpshëm.

Por, në të vërtetë mua më ndihmoi fakti që të flisja për këtë humbje, ta pranoja atë që ndodhi, në këtë mënyrë nuk do bëja sikur fëmija im nuk kishte ekzistuar kurrë.

Shpesh më dukej paradoksale, por më shumë njerëzve u kam treguar për humbjen e fëmijës sesa për shtatzaninë. Doja t’u tregoja, që nëse fatkeqësisht i ndodhte edhe dikujt tjetër, të dinte se nuk ishte vetëm.

Dy muaj pas humbjes mësova se isha sërish shtatzanë. Por, këtë herë ndjesia e shtatzansië ishte tërësisht ndryshe. Nuk isha aq e lumtur sa mendoja të isha. Në çdo moment më shoqëronte frika se mund ta humbja fëmijën sërish.

Kontrolloja gjithçka që haja nga dy herë, përpiqesha të eleminoja sa të mundesha nivelin e stresit, bëja stërvitje, i kushtoja rëndësi qoftë edhe mënyrës sesi merrja frymë.

Ndërsa njerëzit rreth meje më thonin se të vjellat e mëngjesit ishin shenjë e një shtatzanie të mirë, nuk isha e sigurt sepse në shtatzaninë e parë nuk i kisha.

U qetësova vetëm në takimin e javës së 20, kur mjekët na thanë se gjithçka po shkonte shumë mirë dhe ndihem e lutmur që kam të afërm që kujdesen kaq shumë për mua, duke e ditur edhe çfarë kalova me shtatzaninë e parë.

Mezi pres ta takoj bebin tim!

Lexo edhe: Femija ishte imi, vendimin e moren mjeket






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X