Nuk di ku prehet fëmija im që të shkoj ta vizitoj

0 0

Isha në muajin e pestë të shtatzanisë kur të gjitha ëndrrat që kisha thurur u ndërprenë në mes.

Viti 2012, të cilin e mendoja si më të bukurin sepse prisja fëmijën tim të parë, më la një brengë që do ta mbaj përjetë në zemër.

Mjekët në Itali, ku unë dhe bashkëshorti im jetonim, më thanë se zemra e fëmijës sim kishte ndaluar, pasi kordoni umbilikal ishte mbështjellë rreth qafës dhe e kishte mbytur.

Dhimbja ishte tepër e madhe për tu përshkruar me fjalë. Ajo lloj dhimbje mund të ndjehet vetëm me shpirt e me zemër. Është një ndjenjë që e kupton vetëm një nënë që e ka provuar këtë humbje.

Por thonë se e keqja s’ka fund. Dhe ndoshta kështu ishte në rastin tim. Dhimbjes së humbjes së grimcës sime, iu shtua një tjetër dhimbje ndoshta edhe më e madhe.

Mjekët na pyetën ç’do të bënim me bebin, a do ta merrnim a jo, por ne të dy ishim të mpirë, të shokuar përballë asaj që na kishte ndodhur dhe vendosëm që për të do të kujdesej spitali.

Sot, ai vendim i marrë në dhimbje e sipër më dhemb po aq sa humbja e fëmijës sim.

Sot më thërret fort zëri i ndërgjegjes, kërkon të dijë ku e kam fëmijën. Ku është gjaku i gjakut tim, mishi i mishit tim, shpirti i shpirtit tim? Fati im ishte të humbisja fëmijën, por sot më dhemb që i kam humbur të gjitha gjiurmët e tij.

Të gjitha? Në fakt vetëm ato fizike, sepse gjurmët e tij do të mbeten gjithmonë në shpirtin tim.

Por sot, pikërisht sot ashtu si dje ndjeva nevojën që të qetësoja shpirtin në vendin ku prehet ëngjëlli im. Por faktqësisht nuk e di se ku të shkoj.

Sa do të doja ta kishim marrë e t’i bënim një vend ku të mund ta kujtonim.

Lexo edhe: Femija ishte imi, vendimin e moren mjeket






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X