Fëmija ishte imi, vendimin e morën mjekët

0 0

Gjithçka po shkonte siç e kisha ëndërruar. Ishim unë dhe bashkëshorti im, në një shtëpi të vogël me ëndrra e dëshira të mëdha. Kishim nisur një jetë të re, të dy bashkë me premtimin se do të ishim në krah të njëri-tjetrit në të mirë e në të keq përgjithmonë.

Por mesa dukej dashuria jonë ishte aq e madhe sa nuk mund të mbahej vetëm në dy zemra, e kështu Zoti na bekoi me një ëngëll. Na dha mundësinë të bëheshim prindër. Prisja një djalë. Sa shumë gëzime brenda një kohe kaq të shkurtër.

Ishite viti 1998 kur ne shkuam në Greqi, në vitet e lulëzimit të këtij shteti, për të ndërtuar aty të ardhmen tonë së bashku me pasardhësit që do të sillnim në jetë.

Si një vajzë e rritur në kohë të vështira në vendin tim, kisha mësuar nga nëna e gjyshja shumë aftësi, të cilat po i vija në përdorim tani që po ndërtoja familjen time. Tani që prisja të bëhesha unë nëna e ëngjëllit tim. Sa triko e papuçe thura për tim bir. Sa herë e ëndërroja duke më thënë mami. Me sytë e mendjes arrija të projektoja edhe formën e tipareve të tij, ngjyrën e flokëve, të syve. Dëshiroja të merrte disa pjesë të portretit nga unë dhe disa nga im shoq.

E kështu të tre bashkë do të ishim panorama e familjes që unë kisha ëndërruar.

Derisa një ditë kuptova se e gjithë kjo do të mbetej vetëm një ëndërr.

Isha në muajin e shtatë të shtatzanisë kur shkova për vizitë tek mjeku. Ditët e vizitës ishin pak të frikshme për mua, duke qenë se gjuhën greke nuk e kuptoja mirë dhe mundohesha të deshifroja mimikat e mjekëve për të kuptuar si ishte vogëlushi im.

Por atë ditë jam lutur të gaboja! Do të doja ta kisha kuptuar gabim shprehinë e fytyrës së mjekut. Do të doja të ishte thjesht një keqkuptim imi se diçka nuk shkonte.

Por jo, as sytë e mi dhe as instinkti i nënës nuk gabuan. Diçka nuk shkonte. Mes shumë vështirësish kuptuam se zemra dhe mushkëria e bebit tonë të vogël ishin të bashkuara me njëra-tjetrën dhe ky bashkim paracaktoi njëherë e përgjithmonë fatin e tij.

E kisha shumë të vështirë ta pranoja, por edhe më tepër të vështirë ta shpreh se im bir do të jetonte vetëm dy muaj pasi të vinte në jetë. Kështu më thanë mjekët në spitalin grek ku shkova për kontroll.

Si do të mund të mbante zemra e një nëne aq shumë dhimbje?

Por vendimi u morr shpejt, e morën mjekët pa na dhënë mundësinë as të konsultohehsim, as ta mendonim, as ta kapërdinim dhimbjen e madhe të një ëndrre që do të mbaronte shpejt.

Mjekët vendosën që këtë ëndërr ta ndërprisnin në atë moment. Unë nuk po kuptoja mirë çfarë po ndodhte, deri në momentin që gjithçka përfundoi dhe shtatzania tashmë ishte ndërprerë.

Në atë moment i urreva mjekët, urreva gjithçka, urreva veten që nuk isha në gjendje të sillja në jetë djalin tim shëndoshë e mirë. Që nuk munda ta shikoja, ta mbaja në krah, t’i vishja rrobat që i kisha punuar me duart e mia, ta mbaja prej dore kur të hidhte hapat e parë, ta dëgjoja të më thoshte mami, të krenohesha me ngjashmërinë që ndoshta do të kishte me mua.

Derisa ditët kaluan dhe plaga zuri kore, por kurrë nuk u zhduk.

Sot kanë kaluar 20 vjet nga ajo ditë dhe ende kam një dilemë e brengë në shpirt. A pata guxim që nuk i kundërshtova mjekët për abortin, apo guximi i vërtetë do të ishte të lindja tim bir e të pranoja humbjen pas dy muajsh?

Në këto 20 vjet ende nuk e kam gjetur përgjigjen. Nuk e di nëse do e gjej në 20 vitet e ardhshme, por një gjë është e sigurt ëngjëlli im në qiell e ka një përgjigje.

Historia eshte derguar nga nje nene, ndjekese e faqes. Dergoni historine tuaj ne [email protected]

Lexo edhe: VIDEO/ Ledia Tahiraj: Perse vendosa te ndjek instinktin e nenes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X