“Djali juaj nuk arriti të hedhë hapat e  parë por mundi të fluturojë”, për të gjitha nënat që nuk mundën t’i gëzonin fëmijët jashtë trupit të tyre 

0 0

Ajo solli një jetë të re nëpërmjet inseminimit intrauterin(IUI), edhe pse nuk jetoi gjatë. Mitra e saj ishte zgjedhur për t’i dhënë kësaj foshnje ngrohtësi e për më tepër dashuri. I këndonte ninulla, thurte plane për të, i përkëdhelte shpirtin. Ajo u bë streha e nevojshme për të përmbushur misionin e tij të shkurtër në këtë botë, në mënyrën më të dashur të mundshme. Edhe pa ia parë fytyrën e vogël, edhe pa ia ndjerë aromën ajo e ka dashur, adhuruar e përkëdhelur më gjithë shpirt. Është një tjetër formë lidhjeje po ta shikosh nga një këndvështrim i jashtëm. Nëna gjithmonë e do fëmijën e saj. Ky është një fakt i vërtetë. Edhe kur ka raste raste humbjeje apo ndërprerje shtatzanie.  Dashuria ështe e “veshtire” per tu pershkruar nga nena te cilat kujdesen dita dites per vogelushet e tyre, edhe te mendosh sesa e veshtire eshte per nje nene qe e ka humbur engjellin e saj. “ Ai ishte kaq i vogël”. Edhe pse koha nuk i premtoi, dashuria e tij, gjithcka ai la pas gjendet atje, e brishtë dhe e padukshme.

Ai shkoi në parajsë, ai ishte dashuria, ai ishte drita e një udhëtimi tepër të shkurtër. Misioni i tij i veçantë në të cilin ti ishe protagonistja zgjati pak. Ti ishe e përzgjedhura. Asnjë nuk mund ta realizojë më shpejtësi këtë mision pa një dashuri kaq të përkushtuar. Nëna e ëngjëllit, ti kurrë nuk do jesh vetëm, do kesh një ëngjëll përkrah teje. Faleminderit për gjithçka ke bërë! Dhimbja jote është kaq e thellë sikurse dhe misioni yt është kaq madhor. Mos u dorëzo! Ti je e veçantë. Ti je e përzgjedhur. Vetëm nëna e një ëngjëlli e njeh dhimbjen e një nëne tjetër. Djali juaj nuk arriti të hedhë hapat e  parë por mundi të fluturojë. Misioni yt është më i madh se dhimbja që të ka pllakosur. Duhet ta besosh këtë.

Lexo edhe: Jam ne periudhen pas lindjes, por nuk e kam femijen tim






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X