Keni edhe ju një ëngjëll që nuk keni mundur ta mbani në duar? Për të gjitha nënat që kanë humbur një fëmijë para se të vijë në jetë!
15 tetori është konsideruar si dita e këtyre ëngjëjve të vegjël që nuk mundën të vinin kurrë në jetë. Në të gjithë botën sot familjet që kanë humbur ëngjëllin e tyre vendosin nëse kanë dëshirë një qiri të ndëzur tek dera e shtëpisë së tyre në orën 19:00.
Ky veprim kryhet për të kujtuar se ai fëmijë që nuk mundi të vinte në jetë, jeton në mendjen dhe zemrën e prindërve. Një fëmijë që nuk lindi kurrë, një përqafim që nuk u dha kurrë, një dashuri që nuk u shpreh kurrë tek ai, një emër që nuk u përmend asnjëherë…
Drita e qiririt simbolizon ndezjen e një drite brenda errësirës së dhimbjes që ndien prindi edhe pse plaga do të jetë gjithmonë e hapur në zemrën e tyre!
Lexo edhe: Vrit femijen qe ke lindur! Si e bindi mjeku nenen te mos abortonte?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu