Prindërit tuaj ose të bashkëshortit janë ata që ju kanë rritur ju me rregulla e norma, dhe është mëse normale që tani që janë bërë gjyshër, të duan të tregojnë anën e butë e të llastojnë fëmijët tuaj.
Dashuria e madhe që ata i falin nipërve dhe mbesave, ndonjëherë mund të mos jetë në të njëjtën linjë me rregullat që duhet të ndjekë fëmija, të vendosura nga ju.
Gjyshërit mund ta teprojnë me ëmbëlsira, me lodra, me oraret e gjumit e shumë të tjera.
Mënyra për të gjetur balancën mes dashurisë së gjyshërve dhe llastimit
Kërkojini ndihmë
Kur flisni me gjyshërit për atë që ju shqetëson, mos i trajtoni ata sikur janë shkaktarët e problemit, por sikur ju kërkoni zgjidhje tek ata. Flisni mundësisht kur fëmija nuk është i pranishëm dhe kërkojini bashkëpunim për të zbatuar disa rregulla që ju mendoni se i bëjnë mirë fëmijës.
Anashkaloni disa gjëra
Nëse llastimi i gjyshërve nuk shkakton dëme serioze tek fëmija, nuk është e nevojshme të bëni shumë bujë. Nëse respektojnë rregullat tuaja më të rëndësishme, për disa gjëra të tjera edhe mund të jeni fleksibël.
Por mos bëni kompromis për shëndetin dhe sigurinë
Nëse llastimi i gjyshërve përbën rrezik real për shëndetin dhe sigurinë e fëmijës, duhet të reagoni. Nëse është e nevojshme mund të thoni se keni lexuar një artikull ku një veprim i caktuar ndalohet, ose citoni pediatrin, por përcaktoni qartë kufijtë.
Çfarë ndodh tek gjyshja, qëndron tek gjyshja
Shpjegojini fëmijës se në shtëpinë e gjyshes ka rregulla të tjera dhe në tuajën ka rregulla të tjera. Bëjeni fëmijën të kuptojë se disa aktivitete apo veprime mund të ndodhin vetëm tek gjyshja dhe jo në shtëpinë tuaj.
Mos merrni gjëra në shtëpinë tuaj
Gjërat që blejnë pridnërit tuaj për fëmijën, duhet të qëndrojnë në shtëpinë e tyre. Mos merrni asgjë me vete.
Tregohuni të vendosur
Nëse prindërit ende nuk e kanë marrë mesazhin tuaj, duhet të përdorni një ton më të lartë. U thoni se sjellja e tyre po shkakton kaos në shtëpi.
Lexo edhe: Cfare nuk duhet te bejne gjysherit
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu