Femijet dhe gjysherit

0 0

Nëse fëmija është mbi 3 vjeç dhe nuk i pëlqen të rrijë me gjyshen, atij mund t’i kërkohet të rrijë me të, edhe pse mund të kundërshtojë, por për një kohë të shkurtër. Nëna mund t’i shpjegojë fëmijës se ata janë prindët e saj dhe e kanë rritur atë, prandaj i do dhe do t’ju bëj qejfin. Në këtë rast edhe fëmija ka një përfitim. Nga një stil i ndryshëm jetese i gjyshes së tij, fëmija kupton ndryshimin e brezave, ndryshimin e familjeve dhe të zakoneve. Ai kupton më mirë se njerëzit janë të ndryshëm. E ka më të lehtë të pranojë sjelljet e ndryshme të shokëve të tjerë, me të cilët njihet dhe luan, kupton më mirë miqësitë dhe tolerancën sociale.
Pse gjyshërit janë të çmuar për fëmijët?
Është dicka shumë e mirë për çdo fëmijë që në këtë moshë të mësojë historinë e familjes së tij, të fisit, të origjinës. Ai duhet të dëgjojë për vendlindjen dhe historinë e familjes të tij. Kjo ka të bëjë me formimin e personalitetit të shëndoshë tek fëmija. Fëmijët kanë nevojë për kontakt me njerëzit që i përkasin së kaluarës së prindërve. Kjo mbush boshllëkun që ka fëmija për të kaluarën nga vjen. Njohja nga afër me të kaluarën është një energji jetike, që forcon karakterin dhe personalitetin. Gjyshërit janë transmetuesit më të mirë të këtij informacioni. Ata ja tregojnë të kaluarën fëmijës duke folur dhe duke luajtur bashkë, dhe jo si një mësim i mërzitshëm.
Që në moshë të vogël, gjyshja këndon dhe i mëson të këndojë edhe fëmijës, i mëson si të ruajë trupin, duke u kujdesur edhe ajo për të sajin, i mëson lojra të zgjuara. Gjyshërit janë ata që i mësojnë fëmijës “hilet” e pafajshme dhe çapkënllëqet. Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë se duhen pranuar defektet dhe veset te vetja, pa u gjykuar ashpërsisht. Ata janë njerëz që pranojnë “të tallen” prej fëmijëve. Gjyshërit u mësojnë historitë, si janë martuar, si kanë udhëtuar dhe çfarë ka ndodhur. U mbushin plot shpirtin fëmijëve me kohët, veshjet, ngjarjet, duke u lexuar librat dhe përrallat, proverbat dhe mitet, u pasurojnë gjuhën me shprehje dhe dialekte. Gjyshërit u tregojnë fëmijëve emrat, historitë dhe pronësinë e sendeve të vjetra të familjes, fotot dhe kujtimet, zakonet e të parëve, ngjarjet që kanë ndodhur në jetën e shtëpisë, shumë kohë më parë sesa të lindte vetë fëmija. Gjyshërit futin në imagjinatën e fëmijës edhe fantazinë, pra i mësojnë atij botën që nuk është e vërtetë. Tek ata përrallat shndërrohen në realitet. Jeta dhe vdekja bëhen më natyrale dhe të pranueshme. Gjyshet i mësojnë fëmijët të gatuajnë, të qepin rrobat e kukullës, të bëjnë ëmbëlsira. Ato janë një vesh i sigurt për sekrete dhe ju mësojnë fëmijëve si të ruajnë një bisedë që iu është thënë në mirëbesim. Gjyshërit japin durim dhe kohë.
Si mund të ndihmohen gjyshërit?
Dikush ka thënë se “një popull nuk ka fëmijë, nëse nuk ka pleq”. Gjyshërit nuk duhen parë si mjete të së kaluarës, edhe pse ndodh që ata të duken ndryshe nga më parë. Kjo ndodh sepse shumë prej tyre bëjnë jetë më të varfër, kanë dalë në pension dhe askush nuk ka më nevojë për talentin e tyre, aftësitë e tyre në punë, dijet e tyre profesionale. Nënat dhe baballarët duhet të ndihmojnë gjyshërit në mënyrë serioze. Së pari, duhet menduar për ata si njerëz, që kanë jetë intime, emocione dhe ndjenja, si çdo moshë tjetër. Ata kanë një rol në shoqëri dhe një nevojë të madhe për ta ushtruar këtë rol. Gjyshërit nuk duhen nënvlerësuar në nevojën për intimitet dhe për pavarësi ekonomike, duhet të nxiten për udhëtime, qoftë edhe të shkurtra, për shoqëri me moshatarët e tyre, për ndjenjat e tyre. Duhet të ndihmohen të jetojnë me dashuri, të respektohen në hapësirën private, në veshje dhe tualet, në domosdoshmërinë për të qenë të lirë. Gjyshërit janë prindërit që mund të luajnë rol të madh në lumturinë e fëmijëve të fëmijëve të tyre.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X