A duhet te shkoje femija im per pushime me gjysherit?

0 0

Me mbylljen e vitit shkollor shume nga ju mund te diskutojne nese femija duhet te shkoje per pushime me gjyshin dhe gjyshen, vetem pa ju. Ata jane ofruar ta marrin niperit e tyre ne destinacionin e zgjedhur dhe ju tashme duhet te merrni nje vendim.
Zakonisht prinderit i vendos ne dileme kjo ceshtje pasi ata mendojne se menyra si ata po perpiqen te edukojne femijen mund te jete e ndryshme nga ajo e gjysherve. Gjithashtu, ata mund te ndihen keq ta largojne femijen e tyre per nje numer te caktuar ditesh apo javesh, sidomos pamundesia per te shkuar menjehere tek ai, nese gjate ketyre diteve nuk do te ndihet mire pa ata.
Por, ju duhet te keni parasysh se femija eshte ne gjendje te dalloje rolin e prinderve nga ai i gjysherve, dhe do te mjaftonin vetem pak dite qe ai t’i rikthehej jetes se jetuar me rregullat e vendosura nga ju.
Zakonisht ndjenja e fajit qe ndjejne prinderit duke larguar femijen nga shtepia per nje periudhe te caktuar kohore, lidhet me faktin se ata duan te kene gjithmone gjithcka nen kontroll. Mendojne se ne kete menyre gjithcka do te shkojne mire. Por, kjo nuk eshte nje menyre e mire per t’i bere femijet te jene te pavarur, ceshtje per te cilen prinderit ankohen por qe nuk bejne asgje per ta ndryshuar.
Figura e gjysherve eshte shume e bukur dhe e rendesishme per femijen. Para se te refuzoni nje ftese nga ana e tyre per te kaluar nje pjese se pushimeve te veres me nipin apo mbesen e tyre, ju duhet te mendoni edhe perfitimet qe mund te keni nga kjo. Ju duhet te kuptoni se duke qene vetem mund te permiresoni jeten bashkeshortore, e cila zakonisht pas lindjes se femijes kalon ne plan te dyte. Per femijen eshte shume e rendesishme te shikoje ne shtepi dy prinder te cilet e duan dhe e respektojne njeri-tjetrin.
Gjysherit kane nje rol te madh ne rritjen dhe edukimin e femijes, pasi ata me pjekurine dhe maturine qe e karakterizon moshen e tyre do te dine t’i mesojne atij vlerat thelbesore te jetes duke i dhene gjithashtu nje mbeshtetje per te vazhduar ne hedhjen e hapave te metejshme.
Sidomos nese gjysherit jetojne larg jush, duhet te perfitoni nga kjo ftese per te forcuar marredhenien e tyre.
Cfare sjell pranimi ose mospranimi i fteses se gjysherve
Nese nenes i duhet te punoje gjate muajve te veres, dergimi i femijeve per pushime me gjysherit do te ishte nje zgjedhje shume e mire.
Kjo pasi ne te kundert alternativat do te ishin 3:
– Cifti te punesoje nje kujdestare e cila do te kujdesej per femijen gjate oreve qe ajo do te jete ne pune.
– Prinderit t’i kerkojne gjysherve te heqin dore nga pushimet per te qendruar ne shtepine e tyre ne menyre qe te kene mundesi te kujdesen per femijen.
– Femija te dergohet ne cerdhe, kryesisht private duke qene se ato shteterore gjate periudhes se veres mbyllen.
Avantazhi i te zgjedhurit se nje prej alternativave me lart eshte se femija edhe pse gjate dites mund te qendroje larg nenes dhe babait, ne darke mund te shijoje prezencen e tyre. Nena mund te shkoje ne shtepi gjate dites per cdo problem qe mund te kete femija, por edhe femija gjithashtu nuk do te ndjente se ishte larg prinderve per nje kohe te gjate.
Disavantazhet do te ishin kryesisht kostot e larta te parave qe do te duhej te paguheshin per kujdestaren ose cerdhen/kopeshtin e femijes. Gjithashtu, per femijen nuk do te ishte mire te kalonte ditet e veres ne temperaturat e larta dhe pluhrat e qytetit, pa harruar problemin e mushkonjave.
Megjithese nena duhet te jete ne dijeni se te mirave qe sjell dergimi i femijes per pushime me gjyshen dhe gjyshin, ajo duhet ta vendosi kete duke marre parasysh edhe moshen e femijes, kjo pasi femijet e vegjel nuk duhet te qendrojne larg nenes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X