Tetori, muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit!Faktorët e rrezikut, ekzaminimet dhe prandalimi

Tetori eshte muaji i ndergjegjesimit kunder kancerit te gjirit. Si ta parandaloni, cilet jane faktoret e rrezikut, kontrollet qe duhet te beni etj.




0 0

Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës. Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.

Kujdesi duhet të fillojë nga vetëkontrollet që duhet të jenë periodike. Njëherë në muaj, disa ditë pas përfundimit të ciklit menstrual duhet të bëni një kontroll të gjirit. Kontrolli është mirë të bëhet pas ciklit menstrual, sepse gjatë dhe para tij ka ndryshime hormonale në trup dhe gjendja e gjinjve nuk është ajo normalja. Kur cikli të ketë përfunduar, gjiri është në gjendje normale. Kontrollin është mirë ta bëni para pasqyrës. Me dorën e majtë kontrolloni gjirin e djathtë, ndërkohë që dorën e djathtë e mbani pas kokës. Kontrollojeni të gjithë gjirin, pjesën e poshtme, pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullën. Të njëjtën gjë bëni edhe me gjirin tjetër. Nëse vëreni diçka të dyshimtë shkoni te mjeku.

Ndërsa çdo gjashtë muaj këshillohet të bëni vizitën e mjeku, i cili pas ekzaminimit mund t’ju sugjerojë të bëni eko dhe ekzaminime të tjera.

Kush mund të preket nga kanceri i gjirit?

Nga kanceri i gjiritmund të preket çdo femër, por rreziku rritet me rritjen e moshës.

• Zakonisht preken moshat mbi 50 vjeç, por mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. Kështu, nëse në moshat 20 vjeçare kanceri i gjirit takohet 1 rast në 2000 femra, në moshat 50 vjeçare takohet 1 rast në 40 femra, në moshat 70 vjeçare takohet 1 rast në 25 femra, ndërsa në gjithë jetën e një femre takohet 1 rast në 10 femra.
• Kanceri i gjirit është një problem i grave pavarësisht se haset në raste të rralla edhe tek burrat, rreth 99% e kancereve të gjirit zhvillohen te gratë, te burrat takohet 100 herë më rrallë.

Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?

Askush nuk e di me siguri se çfarë e shkakton kancerin e gjirit apo pse disa gra preken prej tij dhe të tjera jo, pse disa janë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer gjiri dhe të tjera jo. Megjithatë ka disa faktorë që mund të rrisin predispozitën për tu prekur nga sëmunja.

  • Lindja e fëmijëve. Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri. Shumë shtatzëni dhe shtatzënitë në moshë të hershme duket se e ulin riskun;
  • Përdorimi i kontraceptivëve oralë, në kohët e fundit. Kontraceptivët oralë e rrisin pak rrezikun, por pas ndërprerjes së përdorimit rreziku normalizohet pas 10 vitesh;
  • Mjekimi me hormone pas menopauzës. Rritja e rrezikut për kancer gjiri është vetëm në përdorimin e kombinuar të hormoneve (estrogen me progesteron), por rreziku normalizohet brenda 5 vitesh nga ndërprerja e tij;
  • Konsumi i tepruar i alkoolit. Rreziku i rritur për kancer gjiri dhe rritja e tij lidhet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Gratë që konsumojnë 2 – 5 pije të përditshme kanë 50 % rrezik më të lartë se gratë që nuk konsumojnë alkool;
  • Mbipesha dhe obeziteti. Rritja e rrezikut për kancer gjiri nga mbipesha dhe obeziteti është sidomos kur këto ndodhin pas menopauses;
  • Ushqimet me yndyrna të larta. Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash përbën rrezik për kancer të gjirit, dhe ka lidhje me mbipeshën ose obezitetin;
  • Duhanpirja aktive e pasive rrit rrezikun për kancer gjiri. Sa më shumë faktorë rreziku të ketë një grua, aq më e madhe është mundësia për t’u prekur nga kanceri i gjirit
  • Përdorimi i silikonit për zmadhimin e gjoksit. Një grup ekspertësh i themeluar nga Instituti Kombëtar i Kancerit ka arritur në përfundimin se ekziston një lidhje e qartë ndërmjet fillimit të kancerit të gjirit dhe përdorimit të implantit në gjoks. Studimi gjithashtu beson se sëmundja merr një kurs të ngadaltë dhe mund të kontrollohet me heqjen kirurgjike të protezave dhe kapsulës përreth. Për të gjitha gratë që kanë implantë të gjirit, rekomandohet që një kontroll vjetor me ultratinguj. Ekspertët rekomandojnë vëmendje të veçantë për shfaqjen e mundshme të një qeseje të mbushur me lëng pranë implantit. Në këtë rast duhet të drejtoheni patjetër te mjeku për ekzaminim.

Testet që kryhen për ta zbuluar:

  • Mamografia. Mamografia është ekzaminimi i gjirit duke përdorur doza të ulëta të rrezeve X. gjiri vendoset midis dy pjatave plastike, të cilat shtypin gjirin për ta shtrirë atë. Kjo mund të jetë dicka e pakëndëshme, por zgjat vetëm pak sekonda. Shtypja e gjirit ndihmon në marrjen e imazheve të qarta, duke përdorur sa më pak rreze X. edhe ekografia përdoret si teknikë për identifikimin e një kanceri të mundshëm të gjirit, por zakonisht, vetëm pas një mamografie.
  • Ekzaminimi klinik i gjirit Një ekzaminim klinik i gjirit është një ekzaminim fizik i gjinjve nga personeli mjekësor i trajnuar.

Nëse jeni 40-49 vjeç: Ju duhet të bëni ekzaminim klinik të gjinjve të paktën cdo 2 vjet. Flisni rreth rrezikut tuaj të kancerit të gjirit, përfitimet dhe rreziqet e mamografisë.

Nëse jeni 50-69 vjeç: Ju duhet të bëni ekzaminim klinik si edhe mamografi të paktën cdo 2 vjet.

Nëse jeni mbi 70 vjeç: Duhet të flisni me mjekun se sa shpesh duhet të testoheni për kancer gjiri.

Shumë gra janë në jetë sot sepse kanë bërë vdepistime të rregullta për kancer gjiri.

Kanceri i gjirit dhe periudha e shtatzanisë

Shumë gra mendojnë se nuk mund të preken nga kanceri i gjirit ndërsa janë shtatzënë. Kanceri i gjirit gjatë shtatzanisë është i rrallë, por mund të ndodhë. Gratë duhet të marrin seriozisht ndryshimet në gjoksin e tyre dhe t’i kontrollojnë ato te mjeku.

  • Kontrolloni gjinjtë. Për ndryshimet që vëreni diskutoni me mjekun tuaj.
  • Konsideroni një mamografi nëse gjeni një gungë. Diskutoni rreziqet me mjekun tuaj. Mamografia mund të zbulojë kancerin gjatë shtatzanisë dhe sasia e rrezatimit të nevojshme është e vogël dhe e fokusuar te gjinjtë. Barku është i mbrojtur për të parandaluar rrezatimin që të arrijë në mitër.
  • Mos harroni se kanceri i gjirit mund të trajtohet gjatë shtatzanisë. Kirurgjia për kancerin e gjirit është përgjithësisht e sigurt gjatë shtatzënisë dhe mundësitë e tjera të trajtimit mund të jenë gjithashtu të mundshme.

Kanceri i gjirit dhe periudha pas lindjes

Shenjat e kancerit të gjirit pas lindjes që nuk duhet të injorohen

  • Kanalet e qumështit të bllokuara dhe të fryra;
  • Thitha të skuqura që dhembin ose kruhen;
  • Skuqje në gji ose një copëz e errësuar në gji;
  • Gunga në gji;
  • Ndryshimet në madhësinë dhe formën e gjirit;
  • Rrjedhje nga thithat.

Deodorantët dhe kanceri i gjirit

Herë pas here, faji i vihet aluminit ose parabenëve që gjenden në këto produkte, të cilat shoqërohen me një efekt kancerogjen. Por a është kjo e vërtetë? Në të vërtetë nuk ka të dhëna shkencore që mbështesin lidhjen midis përdorimit të deodorantëve dhe kancerit të gjirit.

Këshilla të përgjithshme për të parandaluar kancerin e gjirit

  • Kufizoni ose shmangni plotësisht alkoolin. Konsumoni vetëm një pije në ditë ose edhe më mirë, shmangeni plotësisht alkoolin.
  • Mos pini duhan. Pirja e duhanit ndikon në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe rrit shanset për kancer të gjirit.
  • Mbani nën kontroll peshën tuaj. Gratë mbipeshë ose obeze kanë një rrezik më të lartë për t’u diagnostikuar me kancer të gjirit.
  • Bëni ushtrime rregullisht. Duke ecur 30-minuta në këmbë çdo ditë ose një seancë stërvitore e moderuar do të funksiononte; sigurohuni që të shtoni stërvitje në rutinën tuaj.
  • Ushqeni me gji të porsalindurin. Ushqyerja me gji ju jep një efekt mbrojtës kundër kancerit të gjirit. Sa më gjatë që ushqeni gji, më të sigurt mund të jeni nga kanceri i gjirit.
  • Kufizoni ose shmangni ngrënien e mishit të përpunuar. Konsumoni një dietë organike.
  • Hani shumë fruta dhe perime dhe kërkoni për një dietë të ekuilibruar çdo ditë.
  • Kufizimi i terapisë hormonale. Marrja e terapisë hormonale për mbi tre deri në pesë vjet rrit rrezikun e kancerit të gjirit. Në rast se ju jeni në një terapi afatshkurtër të hormoneve, pyesni mjekun tuaj të japë doza të ulëta që funksionojnë për ju.
  • Bëni një test pas lindjes çdo muaj për të përjashtuar çdo dyshim.
  • Zgjimi në mëngjes herët. Studimi të ndryshme kanë zbuluar se ato gra që zgjohen herët kanë më pak gjasa të preken nga kjo sëmundje krahasuar me gratë që qëndrojnë zgjuar gjatë natës.Ky përfitim besohet të jetë për shkak të ekspozimit të dritës në orët e para të mëngjesit, çka ndihmon në marrjen e hormonit melatoninë, që rregullon gjumin.Disa studime kanë treguar se melatonina ka fuqinë për të mbrojtur kundër kancerit, veçanërisht kundërkancerit të gjirit.
  • Konsumi i ushqimit brenda tetë orëve. Quhet ndryshe agjerimi i përditshëm, ose fasting në termat e nutricionit. Kufizimi në orarin e të ngrënit mund të ulë nivelet e insulinës, sasia e tepruar e së cilës më parë ka provuar se ka qenë e lidhur me sëmundjen e kancerit. Si rezultat i një studimi të kryer me disa minj, u pa se konsumimi i ushqimeve brenda një periudhe kohe të caktuar vononte zhvillimin e tumoreve.
  • Sasia e lartë e vitaminës D. Sipas një studimi nga një ekip amerikan, në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, kjo substancë luan një rol të rëndësishëm parandalues. Në fakt, gratë me një përqendrim të vitaminës D më të madh ose të barabartë me 60 nanogramë për milimetër gjakut, kishin rrezik më pak se 1/5 për t’u sëmurur, në krahasim me ato që kishin nivele më të ulëta të vitaminës. Sa më shumë rritej niveli i kësaj vitamine, aq më shumë rritej mbrojtja ndaj kancerit të gjirit.

***Sidoqoftë, diagnostifikimi i hershëm është çelësi për të parandaluar zhvillimin e kancerit të gjirit. Nëse vëreni ndonjë simptomë, drejtohuni menjëherë tek mjeku juaj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X