Ushqyerja brenda një kohe prej 8 orësh çdo ditë mund t’ju mbrojë nga kanceri i gjirit

0 0

Agjërimi çdo ditë mund të mbrojë kundër kancerit të gjirit. Kështu thotë një studim i fundit. Hulumtuesit provuan se minjtë obezë që hanin brenda një harku kohor prek 8 orësh, kanë reduktuar në mënyrë dramatike, rrezikun e tyre për t’u prekur nga kjo sëmundje.

Koha e të ngrënit u zbulua se ishte gjithashtu më e rëndësishme se vetë ushqimi që konsumohej, pavarësisht se dieta mund të ishte e lartë në yndyra.

Kufizimi në orarin e të ngrënit mund të ulë nivelet e insulinës, sasia e tepruar e së cilës më parë ka provuar se ka qenë e lidhur me sëmundjen e kancerit.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, dhe udhëhiqej nga Dr Manasi Das, një Doktor i Shkencave Mjekësore.

Shkencëtarët vendosën të përcaktojnë se si shëndeti metabolik i një gruaje mund të ndikojë në rrezikun për t’u prekur nga një sëmundje e rëndë si kanceri.

Për të kuptuar më mirë se si shëndeti metabolik lidhet me shanset  e kancerit, studiuesit kryen eksperimente tek minjtë.

Të gjithë brejtësit nuk kishin vezore për të krijuar kështu një gjendje të tillë si pas menopauzës.

Menopauza vetë nuk shkakton kancer, megjithatë, rreziku për zhvillimin e sëmundjes së kancerit rritet me moshën. Gratë që kanë kaluar menopauzën janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje, sepse janë më të moshuara.

Në eksperimentin e parë, minjtë u bënë obezë duke konsumuar një dietë me 60% dhjamë për dhjetë javë.

Ata pastaj u ndanë në dy grupe – një grup që do të ushqehej për 24 orë dhe një grup tjetër që do të ushqehej brenda një harku kohor prej 8 orësh.

Të dyja këto grupe të brejtësve obezë u krahasuan pastaj me minj të dobët të cilët ishin ushqyer me një dietë pa yndyrna.

Tek të gjitha kafshët u injektuan qeliza të kancerit të gjirit për tre javë.

Minjtë më pas iu nënshtruan skanimit me ultratinguj për të përcaktuar nëse kishte ndonjë tumor.

Rezultatet e përgjithshme zbuluan se ushqyerja në një kohë të kufizuar kishte një efekt “dramatik” në reduktimin e rrezikut të brejtësve për kancerin e gjirit.

Konsumimi i ushqimeve brenda një periudhe kohe të caktuar vononte zhvillimin e tumoreve.

Kjo praktikë e të ngrënit gjithashtu reduktoi rritjen e qelizave kanceroze tek minjtë obezë.

Rreziku tek gratë obeze për zhvillimin e kancerit rritet.

Rezultatet e studimit tregojnë se efekti anti-tumor i ushqimeve të konsumuara në kufizim kohor është ulur pjesërisht për shkak të uljes së nivelit të insulinës, duke sugjeruar që kjo ndërhyrje mund të jetë efektive në parandalimin dhe terapinë e kancerit të gjirit.

Eksplorimi i aftësisë së ushqyerjes në kohë të kufizuar për të parandaluar kancerin e gjirit mund të sigurojë një strategji të lirë por efektive për të parandaluar kancerin.

Lexo edhe: Sa jane mundesite qe te prekemi nga kanceri i gjirit ne shtatzeni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X