Sa janë mundësitë që të prekemi nga kanceri i gjirit në shatztani?

0 0

Shumë gra mendojnë se nuk mund të preken nga kanceri i gjirit ndërsa janë shtatzënë. Kanceri i gjirit gjatë shtatzanisë është i rrallë, por mund të ndodhë. Gratë duhet të marrin seriozisht ndryshimet në gjoksin e tyre dhe t’i kontrollojnë ato te mjeku.

Në fakt, kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm i kancerit të zbuluar gjatë shtatzanisë ose gjatë dhënies së gjirit, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit. Është e rrallë, por incidenca pritet të rritet ndërsa gratë vonojnë lindjen, duke pasur fëmijë më vonë në jetë.

Qëndroni vigjilente, këshilloi Courtney Vito, një profesore e Onkologjisë Kirurgjikale, jini të vetëdijshme për çdo ndryshim në gjinjtë tuaj dhe nëse diçka duket se nuk shkon, shkoni të kontrolloheni. “Po, ju mund të prekeni nga kanceri i gjirit ndërsa jeni shtatzënë, porju mund të prekeni edhe ndërsa jeni duke ushqyer me gji. Po, është e rrallë. Por jo, nuk është normale që të keni një sipërfaqe të ngurtë apo masë në gjoks”, – tha ajo.

Kur Vito ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ajo vuri re një masë të vogël në gjoksin e saj. Obstetri i saj nuk mund ta ndjente atë. Më vonë në shtatzëninë e saj, ajo ndryshoi mjekët për shkak të çështjeve të disponueshmërisë. Mjeku i ri kontrolloi masën me ultratinguj dhe zbuloi një masë të mirë.

“Ishte një fibroadenomë, e cila nuk mund të kthehet në kancer, por rritet gjatë shtatzënisë”, tha ajo. “Me një imazh të mirë, cilësi dhe një provim klinik cilësor, zakonisht mund ta identifikoni atë.”

Ajo që mësoi nga përvoja është se çdo grua duhet të vazhdojë kontrollet derisa të ketë prova se ndryshimi në trupin e tyre është normal.

“Unë kam pasur disa nëna shtatzëna në praktikën time dhe tipari i mrekullueshëm për të gjitha historitë e tyre është se ato kishin një ndjenjë, e dinin se kishte diçka të gabuar dhe i shtyu drejt diagnozës. Unë këmbëngul se çdo grua ka nevojë dhe meriton të ketë prova në dorë, nëse ajo që ka është serioze apo jo”.

Kanceri i gjirit gjatë shtatzanisë është një diagnozë sfiduese, sepse është një periudhë kohore kur anatomia dhe fiziologjia e një gruaje ndryshon ndjeshëm dhe është e vështirë të dallojmë se çfarë ndryshimesh kanë të bëjnë me shtatzaninë dhe cfarë jo. Megjithatë, mjekët duhet të marrin në konsideratë nëse ka arsye të tjera që një grua mund të përjetojë dhimbje ose simptoma të tjera gjatë shtatzanisë.

Të rralla, por jo mjaft të rralla

Rreth një në çdo 3,000 gra shtatzëna është diagnostikuar me kancer të gjirit, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kështu që gjendja nuk është e zakonshme. Megjithatë, kanceri i gjirit shpesh diagnostikohet në një fazë të mëvonshme te gratë që janë shtatzanë dhe ka më shumë gjasa të përhapet në nyjet limfatike, pjesërisht për shkak të ndryshimeve të hormoneve gjatë shtatzanisë.

Këshilla për gratë shtatzëna:

Kontrolloni giinjtë. Për ndryshimet që vëreni diskutoni me mjekun tuaj.

Konsideroni një mamografi nëse gjeni një gungë. Diskutoni rreziqet me mjekun tuaj. Mamografia mund të zbulojë kancerin gjatë shtatzanisë dhe sasia e rrezatimit të nevojshme është e vogël dhe e fokusuar te gjinjtë. Barku është i mbrojtur për të parandaluar rrezatimin që të arrijë në mitër.

Mos harroni se kanceri i gjirit mund të trajtohet gjatë shtatzanisë. Kirurgjia për kancerin e gjirit është përgjithësisht e sigurt gjatë shtatzënisë dhe mundësitë e tjera të trajtimit mund të jenë gjithashtu të mundshme.

Lexo edhe: Vitamina D na mbron nga kanceri i gjirit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X