Vitamina D na mbron nga kanceri i gjirit

0 0

Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet që frikëson më shumë gratë. Por, mësohet se sasia e lartë e vitaminës D mund të ndihmojë në mbrojtjen ndaj këtij rreziku.

Sipas një studimi nga një ekip amerikan, në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, kjo substancë luan një rol të rëndësishëm parandalues.

Një studim shumë i madh

Hulumtimi përfshinte dy grupe shumë të mëdha grash, të gjitha të shëndetshme në fillim të testeve dhe të gjitha me një moshë mesatare rreth 55 vjeçare. Grupi i parë përbëhej nga 3,325 vullnetare dhe i dyti nga 1,713 pjesëmarrëse. Autorët monitoruan gjendjen e tyre shëndetësore për katër vjet, duke kryer një sërë testesh për të konstatuar zhvillimin e mundshëm të kancerit të gjirit. Përveç kësaj, atyre iu kërkua që t’i përgjigjen një sërë pyetësorësh për llojin e ushqimit dhe për çdo shtojcë që merrnin. Së fundi, ata kryen teste gjaku në intervale të rregullta për të matur nivelin e vitaminës D. Qëllimi ishte të kuptohej nëse ka ndonjë faktor mbrojtës më të rëndësishëm se të tjerët.

Nivelet më të larta u shoqëruan me mbrojtje më të madhe

Analizimi i rezultateve tregoi se gjatë katër viteve të vëzhgimit kishte 77 raste me kancerin e gjirit. Jo vetëm kaq. Është vërejtur se nivelet e larta të vitaminës D luajnë një rol shumë të rëndësishëm mbrojtës. Në fakt, gratë me një përqendrim të vitaminës D më të madh ose të barabartë me 60 nanogramë për milimetër gjakut, kishin rrezik më pak se 1/5 për t’u sëmurur, në krahasim me ato që kishin nivele më të ulëta të vitaminës. Sa më shumë rritej niveli i kësaj vitamine, aq më shumë rritej mbrojtja ndaj kancerit të gjirit.

Një substancë shumë e dobishme

Studimet e kaluara kanë treguar efektet antikancer të Vitaminës D, për shembull kundër kancerit të zorrës së trashë.

Lexo edhe: Kanceri i gjirit dhe plazhi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X