Perse vitamina D eshte e rendesishme per bebet?

0 0

Vitamina D është shumë e rëndësishme për të fiksuar kalçiumin, për shëndetin e kockave të fëmijës, pra marrja e saj është shumë e rëndësishme duke filluar që nga lindja.

Përse është e rëndësishme vitamina D?

Kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e kockave dhe duke qënë kështu, gjatë periudhës së rritjes së fëmijës nevojitet një dozë e mirë e saj, kjo pasi në këtë periudhë do të hidhen bazat e duhura për një zhvillimin të mirë. Në rast të kundërt fëmija, gjatë rritjes mund të ketë probleme me kockat. Vitamina D ndihmon në sintezën e enzimave të pranishme në mukozat qe sherbejne për transportin aktiv të kalciumit që ndodhet në organizëm, i cili do të mundësojë një kalcifikim të mirë të kockave dhe dhëmbëve të fëmijës.

Si të marrim vitaminën D?

Ajo mund të merret me anën e një medikamenti, i cili do të rekomandohet nga mjeku pediatër në momentin që fëmija do të dalë nga spitali pas lindjes. Ajo gjithashtu mund të merret edhe nëpërmjet diellit, por edhe nëpërmjet ushqimeve si: peshku, veza etj. Edhe pse fëmijës mund t’i jepet vitamina D me pika, është e rëndësishme që ai të ekspozohet në diell qoftë edhe për 10 minuta në ditë. Sasinë e pikave e përcakton gjithmonë mjeku në varësi të tipit të medikamentit që ju ka dhënë. Edhe pse mund të duket si diçka jo shqetësuese, pra është thjesht një vitaminë, nuk duhet ta merrni asnjëherë pa rekomandimin e mjekut.

Lexoni edhe: Kur mund te fillojme perdorimin e vezes tek femijet?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X