Peshku, cili eshte i duhuri per femijen dhe si ta gatuajme

0 0

Sipas një studimi të bërë kohët e fundit një ushqyerje e pasur me peshk dhe për pasojë edhe me omega 3 do të ndikonte shumë pozitivisht në rritjen dhe zhvillimin konjuktiv të shëndetshëm të fëmijës. Sistemi nervor qëndror formohet gjatë dy viteve të para të jetës dhe për këtë arsye fëmija duhet të konsumojë ushqime shumë të shëndetshme dhe të ndryshme.
Por, cili është peshku më i mirë për fëmijën?
Peshku më i mirë është ai më dimensione të vogla ose të mesme, i cili është mirë të konsumohet 2-3 herë në javë i pjekur në avull, në supë etj. Fëmija nuk duhet të hajë asnjëherë peshk krudo.
Disa zëra thonë se peshku ndikon në inteligjencën e fëmijës, por këtë shumë studiues e hedhin poshtë duke thënë se asnjë ushqim nuk mund ta bëjë këtë. Peshku ka benefitet e tij për organizmin pasi përmban disa elementë të rëndësishëm si fosfori dhe Dha, shumë të rëndësishëm për funksionimin e mirë neurologjik të fëmijës, por asnjë studim i deritanishëm nuk e vërteton që ai ndikon në inteligjencën e trurit të fëmijës.
Në përgjithësi përmbajtja yndyrore e peshkut është më e mirë se e mishit. Duke qënë se peshku i madh ha peshkun e vogël, duhet që fëmijës t’i jepet ai i dimensioneve të vogla ose të mesme, kjo pasi do të jetë më pak i ndotur. Në mënyrë që t’i jepni fëmijës peshk jo shumë të ndotur duhet që gjithashtu të zgjidhni peshkun që jeton në thellësi dhe jo në sipërfaqe, ku mund të gjenden lehtësisht hidrokarburet dhe derivatet e tyre. Midis peshkut që jeton në ujërat e ëmbla mund të zgjidhni salmonin dhe troftën pasi janë më pak të ndotur, pasi jetojnë në ujëra të rrjedhshme.
Sa herë në javë duhet që fëmija të konsumojë peshk?
Peshku mund të konsumohet nga fëmija 2-3 herë në javë, me porcione disi më të mëdha krahasuar me mishin. Për një fëmijë do të ishte e mjaftueshme një sasi peshku rreth 50-60 gram, i peshuar i gjallë dhe pa hala apo mbeturina të tjera.
Si ta gatuajmë?
Si fillim duhet të keni parasysh se fëmijës nuk duhet t’i jepet të hajë asnjëherë peshk të pagatuar. Ju mund t’ja gatuani në avull, në furrë, supë, të letër alumini me perime etj. Mos i jepni fëmijës peshk të skuqur.
Mund t’i japim fëmijës peshk të ngrirë?
Përsa i përket vlerave ushqyese ky peshk nuk ka shumë ndryshim në krahasim me atë të freskët, ndërsa shija po. Peshku i kutisë mund të përmbajë sasi më të mëdha nikeli dhe për këtë arsye nuk duhet të konsumohet nga fëmijët, pasi mund të shkaktojë alergji.
Po frutat e detit?
Per të evituar alergjitë do të ishte mirë të konsumoheshin pas vitit të dytë të jetës.

Lexoni edhe: Pse duhet ti japim peshk femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X