Nëse është e vërtetë që inteligjenca është e trashëguar nga nëna, është gjithashtu e vërtetë që nëna ka mundësi të kontribuojë akoma më shumë. Si? Thjesht dhe shpejt. Përgatitini femijes gatime me peshk.
Një nga ushqimet thelbësore në dietën e fëmijëve është pa dyshim peshku. Ai është i pasur me Omega 3,i cili është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e aftësive njohëse. Fëmijët duhet të konsumojnë peshk të paktën 3 herë në javë. Era e fortë dhe shija e tij bën që fëmija mos ta ketë shumë qejf dhe nuk është se e ha me shumë dëshirë.
Megjithatë ju duhet “ta shtyni” fëmijën sa më shumë që ta konsumojë. Megjithatë ka disa lloje peshqish që janë të shijshëm dhe fëmijet mund t’i hanë edhe me ndihmën e disa “mashtrimeve”të vogla. Por duhet të dimë se yndyrat e peshkut janë më pak “të këqija”sesa ato që mund të gjejmë në mish.
Cfare funksioni ka omega 3?
Omega3 është një yndyrë që përftohet nga prodhimet e detit. Sipas një studimi të fundit të publikuar në një revistë shkencore amerikane, del në pah se në çfarë mënyre acidet e kësaj yndyre janë të afta që ta mbrojnë qelizën nga fenomeni i plakjes. Madje ka shkencëtarë që thonë se janë në prag të vërtetimit të një tjetër vetie të mrekullueshme të kësaj yndyre: aftësisë për ta mbrojtur femrën nga tumori i gjirit.
Pergatitija e peshkut
Peshku është i lehtë për tu përgatitur dhe nuk kërkon shumë kohë. Gatimi i peshkut behet ne disa menyra. Mund ta skuqni, ta bëni tavë, por edhe supë. Është një ushqim i dobishëm dhe të mban larg alergjive. Por rekomandohet që mos t’i jepet fëmiëjve para moshës 2 vjeç. Në rast se fëmija e refuzon peshkun dhe nuk e pëlqen atëherë ju duhet ta zëvendësoni atë me ushqime të tjera për të marrë sasitë e nevojshme të Omega 3 si (fara liri, arra dhe drithëra). Në sasi më të vogla, mund ta gjejmë Omega 3 edhe në perime dhe bishtaja. Këshillohet që fëmija të ketë një dietë të larmishme dhe të shëndetshme.
Lexo edhe: Si ndikon peshku per inteligjencen e femijeve?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu